Edhe PSD e Skënder Gjinushit ka një godinë 3 herë më të madhe se PD
Fokus/PS mori me firmën e Ramiz Alisë një godinë në qendër të Tiranës katërfish më të madhe se godina ekzistuese e PD
Zhurmat dhe kritikat nga ana e Partisë Socialiste për kalimin e SHQUP-it në seli të Partisë Demokratike duken absurde. Po të kihet parasysh se Partia Socialsite me një firmë të Ramiz Alisë në vitin ‘91 mori në qendër të Tiranës një hapësirë e cila është gati katërfish më e madhe se ajo e godinës ekzistuese të PD. Madje, aq e madhe është kjo hapësirë që posdeon Partia Socialiste, saqë ka dhe ambiente të panevojshme për funksionet e saj, përderisa ka pasur luksin të japë dhe me qera, ambiente të brendshme, siç është rasti i restorant “Austria”.
Madje hapësira të tilla të mëdha nuk ka vetëm Partia Socialiste, por dhe Partia Socialdemokrate, e cila pothuajse ka pushuar së ekzituari si forcë politke, por që në fakt zotëron trefishin e ambienteve të godinës së Partisë Demokratike. Përveç të tjerash duhet theksuar fakti se Partia Demokratike po dorëzon godinën aktuale dhe po zgjerohet në një tjetër ambient, siç është ai SHQUP-it, për të pasur ambiente të paktën sa ato të Partisë Socialdemokrate.