E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria barazon me Qipron edhe në Elbasan

Kombëtarja Under-19 ka barazuar me Qipron edhe në ndeshjen e dytë miqësore, që u zhvillua të mërkurën në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit. Rezultati përfundimtar ishte 2-2 (të martën skuadrat u ndanë në barazim 1-1), edhe pse kuqezinjtë e drejtuar nga Ramadan Shehu dominoi pjesën më të madhe të lojës, madje ka kaluar dy herë në avantazh. Seria e golave u hap nga mbrojtësi Hoxha në minutën e 25-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë, miqtë barazuan me Karambolos. Në të 79-n Shqipëria kaloi sërish në avantazh me Manukën, por qipriotët barazuan në sekondat shtesë me rrjetën e Filaktou. Në datat 5-7 nëntor, 19-vjeçarët shqiptarë dhe ata qipriotë, do të zhvillojnë edhe dy miqësore të tjera, këtë radhë në ishullin e Afërditës. Ndeshjet shërbejnë si përgatitore për Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në San Marino.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›