E Diel, 1 Nëntor 2026

Venger kthen sërish sytë nga Lorik Cana

Arsene Venger nuk ka hequr dorë nga shpresa për të marrë Lorik Canën tek Arsenali i tij, pavarësisht se shqiptari u transferua verën e fundit te Sanderlendi. Cana ka qenë një nga dëshirat e Vengerit në sezonin e kaluar dhe tekniku i Arsenalit pritet të bëjë një tjetër tentativë gjatë merkatos së verës së ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur dje e përditshmja angleze "Daily Mail". Ish-kapiteni i Marsejës, i cili është edhe futbollisti i parë shqiptar që shkeli në Premier League ka bërë përshtypje të madhe me kalimin e tij për 5.8 milionë euro "Macet e Zeza" të Anglisë, ku ka formuar një dyshe të pathyeshme me Li Katermole në qendër të mesfushës. Si vlerësim trajneri Brus i ka dhënë shiritin e kapitenit. Arsenali është në kërkim të një mesfushori qendre, që të mbështesë dyshen Fabregas-Arshavin. Vana është i pëlqyeri. Por në këtë garë pritet të futen edhe Everton e Liverpul, të cilët e kanë në listë emrin e shqiptarit që verën e kaluar.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›