Tirana "thyen hundët" në Luz Bilishti nënshtron Apoloninë
Luzi 2008 dhe Bilishti Sport janë dy surprizat e bukura të raundit të parë të ndeshjeve të turit I të Kupës së Shqipërisë, që po zhvillon kështu edicionin e saj të 58, pasi kanë mundur respektivisht Tiranën dhe Apoloninë.
Në fushat e futbollit u luajtën ndeshjet e para të raundit të parë të Kupës, ku marrin pjesë 32 skuadra: 12 të Kategorisë Superiore, 16 të Kategorisë së Parë dhe 4 të Kategorisë së Dytë. Skuadrat janë ndarë në dy grupe me nga 16 pjesëmarrëse, prej të cilave do të dalin dy finalistët e këtij kompeticioni. Në grupin e parë bie në sy prania e Tiranës, Besës dhe Dinamos, që do të duhet përplasen me njëra-tjetrën pa arritur në finale. Ndërsa në grupin e dytë Vllaznia, Apolonia, Flamurtari, Skënderbeu dhe Teuta pretendojnë të dalin në finale. Rezultati surprizë i këtij raundi, zhvilluar të mërkurën e 21 tetorit 2009, ishte humbja e Tiranës kampione ndaj Luzit të Kavajës, në fushën e këtij të fundit, ekip i Kategorisë së Dytë. 3-1 kanë fituar vendasit, duke u dhënë një leksion të mirë bardhebluve, që duhet t‘i bëjnë llogaritë mirë për ndeshjen e kthimit, pas dy javësh në kryeqytet. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë festive në fshatin e vogël të rrethit të Kavajës. Ndeshjen e ndoqën të dy presidentët e klubeve respektive, Lusha i Luzit dhe Halili i Tiranës. Takimi nisi me një minutë heshtje në kujtim të bashkëshortit të ndjerë të donatores së Tiranës, Shefikat Ngjela, Filip Ngjela, të ndarë nga jeta në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara. Tirana e kishte nënvlerësuar këtë ndeshje, pasi kishte zbritur në fushë me një ekip të nivelit të dytë, ku nuk mungonin shumë emra të rinj. Por në fakt, gjithçka rezultoi krejt ndryshe. Ndeshja u duk se do të jetë jo e vështirë për 13 herë fituesit e Kupës së Shqipërisë, pasi nisi mirë me golin e Jetmir Sefa në minutën e 14-të, por pa kaluar ende dy minuta, Bejko në të 16-ën, barazoi për Luzin. Fagu në minutën e 42-të dhe Gega 62-të më pas, kompletuan triumfin historik të Luzit të Kategorisë së Dytë ndaj klubit me më shumë trofe në Shqipëri. Në ndeshjen e kthimit (4 nëntor 2009), Tiranës i duhet të fitojë të paktën me dy gola diferencë, 2-0, ose me 3 gola diferencë (4-1, 5-2), në rast se finalistët e sezonit të kaluar të Kupës së Shqipërisë synojnë kualifikimin. Gjithsesi, sido që të jetë fati i mëtejshëm i Luzit në aventurën e tij në Kupën e Shqipërisë, fitorja e bujshme 3-1 ndaj 24 herë kampioneve në Shqipëri do të mbetet në historinë e klubit simpatik, ashtu si edhe stërvitja e Kombëtares shqiptare. Humbje të papritur, për nga rezultati, 3-1, ka pësuar edhe Apolonia në Bilisht, ndërkohë që Vllaznia, falë këmbëve të sulmuesit të saj, Bala, ka shpërthyer 4-0 ndaj Tomorit, në Berat. Ndeshja Vlora-Teuta nuk u luajt, për shkaqe objektive. Një tjetër surprizë mund të konsiderohet fitorja 2-1 e Kamzës ndaj Elbasanit. Ndërsa ndeshjet e tjera respektuan hierarkinë e peshës së skuadrave përkatëse në futbollin shqiptar.