"Të drejtoj Çelsin? Më lehtë se makinën"
"Drejtimi i Çelsit? Është më i lehtë sesa të drejtoj një makinë këtu në Londër...". Bën shaka por jo shumë, Karlo Ançeloti në lidhje me drejtimin e makinës sipas sistemit anglez. Trajneri i "Blues" i intervistuar nga "Daily Mirror", kërkon të zhdramatizojë situatën pas humbjes ndaj Aston Vilës, e cila i ka kushtuar vendin e parë, që ia rrëmbeu Mançester Junajtid. Trajneri italian diskuton në lidhje me drejtimin e makinës. "Më duket e komplikuar të drejtosh makinën në krahun e majtë. Jam me fat që kam kambio automatike, ndryshe do të ishte më keq. Është e vështirë, por po e respektoj ligjin dhe nuk kam marrë asnjë gjobë akoma".