Qendrime halucinante qe vijne per shkak te gjendjes se tij nen presion

LSI hedh poshte akuzat e Dritan Priftit
Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar dje permes sekretarit te Pergjithshem Luan Rama lidhur me deklaratat e nje dite me pare te anetarit te saj te kryesise dhe ish ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Zyrtari i LSI-se hodhi poshte pretendimet e djeshme te Priftit se Ilir Meta ka patur kontakte me Edi Ramen per cenuar stabilitetin qeverises ne vend. Rama tha se Dritan Prifti prej kohesh ndodhet i transferuar ne krahet e Edi Rames por tha ai kjo eshte nje zgjedhje e personale e tij.
Transferimi ne krahet e Edi Rames eshte nje zgjedhje e tij dhe cdo akuze e bere kunder kryetarit te LSI-se ne rastin konkret jo vetem eshte e pabaze por dhe e trilluar ne menyre qesharake. Dhe nje here e theksoj se kryetari i LSI-se Z. Meta nuk ka nje atribut tjeter vecse te shprehe dhe te mbroje interesat e LSI-se pervecse te jete ne linje te plote me vendimet qe mbajne forumet kolegjiale te LSI-se- u shpreh Luan Rama.
Ai mohoi mbledhjen e kryesise per te marre nje veprim paraprak lidhur me lsquorebelimin e Priftit duke nenkuptuar se LSI nuk do te ceke standardin e saj demokratik nga deklaratat apo halucinacionet e individeve te caktuar.
Gjithashtu Luan Rama kujtoi se LSI mbetet e hapur edhe per te akuzat per korrupsion ndaj zyrtareve te saj duke i kerkuar Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive te hetoje pasurine 1.8 milione euro te deklaruar vetem pak jave me pare nga Dritan Prifti dhe qe u kthye ne nje molle sherri dhe akuzash te ndersjellta mes mazhorances dhe opozites.
U mbetet organeve te deklarimit te pasurise organeve te hetimit qe te provojne dhe te zbardhin perpara opinionit publik shqiptar kete skeme sesi mund te behesh milioner duke qene minister dhe duke shituar tulla te pa ndertuara- tha Luan Rama.
Sipas Rames deklaratat e Priftit jane te ndikuara edhe nga gjendja e tij psiko-shendetesore.
Nese ai nuk arrin te administroje veten dhe nuk arrin te kuptoje qendrimi yne ka qene dashamires dhe per shkak te gjendjes se tij shendetesore por natyrisht dhe per shkak te kontributeve qe ne nuk i mohojme kjo nuk i lejon atij te drejten qe me papergjegjshmerine e te qenit i semure te mund te akuzoje dhe te hedhe balte mbi te tjeret as mbi kryetarin e LSI-se as mbi drejtuesit e policise se shtetit dhe as mbi institucionet e nje vendi qe ka problemet e veta por qe po ecen ne rrugen qe duan shqiptaret dhe qe e ben Shqiperine vend evropian- deklaroi me tej sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama.