Shqipëria dhe Kroacia - fitueset e 2008-s
16/12/2008 Ivailo Kalfin
Kreu i diplomacisë bullgare Ivailo Kalfin ka vlerësuar si pozitiv faktin që Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën e anëtarësimit në NATO. Duke folur për zhvillimet në rajon, Kalfin ka cilësuar si arritjen më të madhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “Kroacia dhe Shqipëria janë fitueset e vitit 2008 për ftesën që morën për t’iu bashkuar NATO-s. Ndërsa arritja e vitit është qartësimi i statusit të Kosovës. Tani Kosova ka një perspektivë politike të qartë, gjë që ishte edhe qëllimi ynë”, - është shprehur Kalfin. Por sipas tij çështje që kërkojnë zgjidhje janë dorëzimi i kriminelëve të luftës nga ana e Serbisë, emri i Maqedonisë si dhe bashkëpunimi i komuniteteve në Bosnjë-Hercegovinë.