Shqipëria dhe Rusia - 85 vjet diplomaci
Shqipëria dhe Rusia janë në prag të 85-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis tyre. Me këtë rast, ambasadori rus në Tiranë, z. Alexander Prishchepov, shpjegon kurbën e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo ngjarje e shënuar për dy vendet tona përkon edhe me emërimin së fundmi të ambasadorit të ri shqiptar në Rusi, z. Sokol Gjoka. Pasi hedh dritë mbi ngjarjet që shoqëruan vendosjen e këtyre marrëdhënieve që nga qeveria e Fan Nolit në vitin 1924, si dhe detajet e bisedës në takimin e fundit me ministrin e Jashtëm shqiptar të sapoemëruar, z. Ilir Meta, ambasadori rus vë re se dy vendet kanë dëshirë për t‘i zhvilluar më tej marrëdhëniet midis tyre. "Ne mbajmë dialog të përhershëm dhe e zhvillojmë atë në sensin e respektit të dyanshëm dhe përpiqemi të mbajmë një qëndrim korrekt ndaj problemeve që shqetësojnë dy palët. E pëlqejmë shumë rolin që Shqipëria përpiqet të luajë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe mendojmë se nuk duhet të ketë shenja fodullëku apo mendjemadhësie ndaj njëri-tjetrit", thotë diplomati. Sipas tij, Komisioni Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik, Kulturor dhe Shkencor që do të mblidhet në dhjetor në Rusi, pritet të japë shumë në këtë drejtim.
• Cili është niveli aktual i marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Rusisë?
• Mendoj se marrëdhëniet Shqipëri-Rusi zhvillohen jo keq. Më 12 tetor, Presidenti rus, z. Dimitri Medvedev, priti për dorëzimin e letrave kredenciale ambasadorin e ri të Shqipërisë në Rusi, z. Sokol Gjoka. Me lejoni të citoj fjalët e Presidentit me këtë rast: "Ne jemi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke pasur parasysh interesat tona respektive, si dhe qëndrimet tona pragmatike. Ne e shohim dialogun Shqipëri-Rusi si një faktor të rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan".
Rusia, si një vend me burime të konsiderueshme, tradita të mëdha të historisë, kulturës dhe artit, ka interesa të gjëra. Nisur nga fakti se Rusia ka interesa globale, ajo është e interesuar të ketë marrëdhënie me të gjitha vendet. Interesat tona janë të hapura dhe të thjeshta. Ne duam të jetojmë në siguri, në stabilitet me fqinjë të mirë, duam të zëmë vendin që meritojmë në ekonominë dhe financat globale. Për këtë, na duhet një situatë e qetë dhe të zvogëlojmë rreziqet aktuale në botë. Ne i mbrojmë këto interesa fort dhe në mënyrë të vazhdueshme, pa konfrontime dhe me qëllimin për partneritet. Mbi këtë bazë i ndërtojmë edhe marrëdhëniet tona me Shqipërinë. Në nëntor të këtij viti, mbushen plot 85 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Rusisë. Ato kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Në korrik të vitit 1924, qeveria e Fan Nolit doli me nismën për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Rusinë Sovjetike. Më 4 korrik të po atij viti, ministri i Jashtëm shqiptar, z. Delvina, ia dërgoi notën në emër të homologut rus Cicerinit dhe ai në emrin e qeverisë ruse ra dakord me propozimin shqiptar. Pak më vonë, përfaqësuesi rus në Itali shprehu pëlqimin për këtë kërkesë të qeverisë shqiptare. Ai propozoi fillimin e bisedimeve për procedurat e vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Mirëpo për shkak të situatës së vështirë në Shqipëri, kjo nuk u arrit lehtë. Vetëm në nëntor të po atij viti, Fan Noli, i cili gjendej në Itali, në një takim me përfaqësuesin rus në këtë vend, vendosi për vendosjen e marrëdhënieve me Rusinë Sovjetike. Por për shkak të gjendjes së vështirë në Shqipëri, një gjë e tillë nuk u arrit të realizohej. Ky problem u rishfaq në kohën e Mbretit Zog në shtator të ‘34. Edhe atëherë marrëveshja u arrit, por nuk u vu në zbatim. Marrëdhëniet e plota dhe të vërteta midis dy vendeve tona u arritën në nëntor të ‘45. Siç e shihni, dëshira e dy vendeve tona për të qenë pranë njëri-tjetrit ka qenë e hershme. Ndërhyrja e forcave të brendshme ose të jashtme midis nesh gjithmonë na ka penguar të arrijmë atë që kemi dëshiruar. Duke iu rikthyer marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona aktualisht, mund të them se ato janë të mira si në fushën politike, ekonomike dhe humanitare. Ne mbajmë dialog të përhershëm dhe e zhvillojmë atë në sensin e respektit të dyanshëm dhe përpiqemi të mbajmë një qëndrim korrekt ndaj problemeve që shqetësojnë dy palët. Ne e pëlqejmë shumë rolin që Shqipëria përpiqet të luajë në ruajtjen e stabilitetit në rajon e mendojmë se nuk duhet të ketë shenja fodullëku apo mendjemadhësie ndaj njëri-tjetrit. Ne shikojmë mendime të njëjta për probleme që shqetësojnë botën. Në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare nuk kemi vënë re ndonjë arritje të madhe. Madje vëllimi i shkëmbimeve tregtare është ulur këtë vit, çka shpjegohet mendoj, kryesisht, me krizën globale. Ne synojmë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve me projekte konkrete. Mendojmë se një rol në këtë aspekt duhet të luajë Komisioni Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik, Kulturor dhe Shkencor. Unë mendoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të ecin edhe më para, duke marrë parasysh dëshirën e dy vendeve.
• Ju patët së fundmi një takim me ministrin e Jashtëm të sapoemëruar, z. Ilir Meta. Çfarë diskutuat në këtë takim?
• Ne patëm një takim me përmbajtje shumë pozitive me z. Meta. Unë i shpreha qëndrimet tona pozitive në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Z. Meta u shpreh gjithashtu për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat. Prekëm disa probleme konkrete të lidhura me tregtinë dhe ekonominë, turizmin, çështjet humanitare dhe ramë në marrëveshje të bashkëpunojmë më fort për t‘i prurë më para arritjet e deritanishme. Ramë dakord që zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve tona t‘i përgjigjet interesave dhe dëshirave të popujve tanë.
• Një nga fushat ku Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj për të konsoliduar marrëdhëniet dypalëshe është edhe ekonomia dhe turizmi. Ndonjë e re nga këto dy fusha?
• Në fushën e turizmit u shënua një ngjarje këtë vit. Qeveria shqiptare vendosi të heqë regjimin e vizave për periudhën e verës, me qëllim dhënien e një shtyse turizmit rus në Shqipëri. Ne e vlerësuam këtë mjaft. Mendojmë se kjo do të shërbejë për zhvillimin e turizmit rus në Shqipëri dhe në rritjen e kontakteve humanitare midis dy vendeve tona. Më kryesorja: do të ndikojë në afrimin e dy vendeve tona. Por ky vendim fatkeqësisht u mor pak vonë në aspektin e zbatimit të këtij vendimi dhe operatorët turistikë rusë nuk u përgatitën për ta shfrytëzuar këtë rast. Lidhur me këtë masë kaq pozitive, unë i shpreha vlerësimet e mia z. Meta në takimin që pata me të. Lidhur me aspektin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, kriza globale padyshim do të ketë ndikimin e saj. Kompanitë ruse kudo në botë i kanë kufizuar investimet e tyre. Gjithsesi ne shpresojmë në ardhjen e një kompanie të fuqishme ruse në fushën energjetike.
• Çfarë mund të na thoni për takimin e radhës së Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik, Kulturor dhe Shkencor?
• Ky Komision luan padyshim rol tepër të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ai mblidhet rregullisht herë në Shqipëri dhe herë në Moskë dhe diskuton për çështje konkrete të bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Mbledhja e radhës e këtij Komisioni ishte planifikuar në shtator në Rusi. Por ai u shty në dhjetor. Në të do të diskutohen probleme të tregtisë dypalëshe, masat për zgjerimin e tregtisë, rritjen e mundësive të eksportit dhe tërheqjen e investimeve, si dhe probleme në fushën e energjisë, industria, transporti, krijimi i klimës për investime, bashkëveprim doganor, bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe turizmit. Ne kemi përgatitur disa marrëveshje ndërqeveritare që do të diskutohen gjatë këtij takimi. Jam i bindur se ky takim do t‘i japë shtysë marrëdhënieve tona në këtë fushë.
• Këtë vit, Rusia rriti numrin e bursave të studimit për studentët shqiptarë në Rusi. Si ka ndikuar ky fakt në rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit?
• Mendoj se marrëdhëniet tona në fushën e arsimit janë më të zhvilluara se në fushat e tjera. Si vjet, qeveria jonë vendosi të rriste numrin e bursave për studentët shqiptarë që studiojnë në Rusi nga 20 në 25. Ata studiojnë në Universitet e Moskës dhe Shën Petersburgut. Në fakt, të gjithë këta studentë duan të studiojnë o në Moskë o në Shën Petersburg dhe kur nuk caktohen atje, fillimisht ata reagojnë jo mirë. Por mund t‘ju siguroj se edhe universitetet e tjera në Rusi nuk qëndrojnë më mbrapa. Për shembull, Universiteti i Voronezhit ka një emër shumë të mirë jo vetëm në Rusi, por edhe në botë. Sipas eksperiencës sime, e rëndësishme është si të studiosh dhe jo ku të studiosh. Prandaj i këshilloj këta studentë që të mos mërziten nëse janë caktuar të studiojnë në universitete të tjera si në atë të Voronezhit, le të themi.
• Një grup studentësh nga Shën Petersburgu ishin verën e kaluar në Shqipëri për të mësuar gjuhën shqipe. Cilat ishin përshtypjet e tyre nga kjo eksperiencë?
• 12 studentë bënë praktikën në Shqipëri këtë verë dhe mësuan gjuhën shqipe në Universitetin e Tiranës. Në të gjithë Rusinë, Universiteti i Shën Petersburgut njihet si më i miri për studimin nga rusët të gjuhës dhe historisë së Shqipërisë. Studentët vijnë vazhdimisht në Shqipëri. Gjithmonë ata kanë mbetur të kënaqur nga koha që kanë kaluar në Shqipëri. Ata mësojnë jo vetëm gjuhën shqipe por marrin leksione për Shqipërinë dhe udhëtojnë për ta parë këtë vend me sytë e tyre. Prandaj gjithmonë largohen me përshtypjet më të mira për Shqipërinë. Këtë vit, për herë të parë në Universitetin e Tiranës është regjistruar një student rus në degën e historisë. Ai ka studiuar në Fakultetin e Historisë dhe këtu do të fokusohet mbi temën e mitologjive në Ballkan. Përveçse studion vetë, ai jep edhe leksione për studentët shqiptarë. Ne e quajmë këtë një diçka vërtet pozitive dhe shpresojmë që numri i studentëve në Shqipëri të rritet.
• Presidenti rus, z. Dimitri Medvedev, ka deklaruar së fundmi se ekonomia e vendit të tij në periudhën e postkrizës duhet të bazohet te dija dhe te teknologjia bashkëkohore. Si është situata aktuale e ekonomisë ruse?
• Fatkeqësisht edhe Rusia nuk mundi t‘i shmanget dot krizës globale, duke marrë parasysh interesat e saj ndërkombëtare. Kjo lidhet edhe me disa mangësi të ekonomisë së vendit që nuk arritëm t‘i kalonim. Edhe inflacioni pati ndikimin e saj në financat e vendit tonë. Ndërsa nga ana sociale, ne arritëm të kalonim pasojat negative të krizës. Kriza goditi më rëndë industrinë, prodhimi i së cilës ra me 14%. Të korrurat u realizuan me 90-95 milionë tonë, një shifër tepër e mirë në krahasim me vjet me rreth 108 milionë tonë. Megjithatë kjo nuk e pengon Rusinë të jetë ende një nga vendet e para në botë për eksportimin e drithërave. Makrostabiliteti dhe ai i buxhetit u ruajtën. Kjo krizë pati edhe diçka pozitive, ajo tregoi se ekonomia jonë duhet të modernizohet dhe të bëhet e shumanshme dhe qeveria ruse i ka miratuar tashmë rrugët kryesore për të arritur këtë objektiv. E mbështetur jo vetëm te nafta dhe gazi, por edhe në teknologjitë më të përparuara. Ne nxorëm një mësim të rëndësishëm nga kjo krizë dhe do të zhvillojmë ekonominë tonë mbi bazën e përvojës që kemi.