Gazetari përdhunon adoleshentin shqiptar
Shok në Greqi pas publikimit të lajmit se një gazetar grek, 68 vjeç, ka përdhunuar disa herë një 17-vjeçar shqiptar, me të meta mendore. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Halandri" të Athinës dhe është publikuar pas dëshmive rrëqethëse që ka dhënë 17-vjeçari shqiptar tek institucionet greke të rendit. Në bazë të këtyre dëshmive, gazetari grek, më shumë se tri herë e kishte ftuar në banesën e tij, 17-vjeçarin duke e gënjyer dhe më pas e ka përdhunuar. Por në dëshmitë e mëvonshme është zbuluar se 17-vjeçari me të meta mendore, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur, ka rënë viktimë e përdhunimit edhe nga një 15-vjeçar emigrant shqiptar, si dhe nga një shtetas grek, i cili është shpallur në kërkim, pas përshkrimit të tipareve që i ka bërë viktima në rajonin e policisë. Gjithashtu, edhe ndaj 68-vjeçarit dhe emigrantit shqiptar është dhënë urdhër-arresti dhe është çështje orësh arrestimi i tyre. Gazetari grek ka qenë i deklaruar në Drejtorinë e Policisë së Athinës si korrespondent i një agjencie të huaj lajmesh.