Zbardhet pas 13 vitesh vrasja dhe grabitja e dy personave
Zbardhet një grabitje e ndodhur 13 vite më parë, ku mbetën të vrarë një shofer autobusi dhe arkëtari i një komune. Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ka ndodhur në Dibër, ndërkohë që pas kaq vitesh, policia ka mundur të bëjë zbardhjen e saj, megjithëse nuk ka publikuar emrat e autorëve, të cilët janë shpallur në kërkim.
Policia shpjegoi zyrtarisht se nga strukturat e Drejtorisë së Krimeve të Rënda të Departamentit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, si rezultat i hetimeve intensive prej 2 vjetësh, duke përdorur metodat speciale të hetimit, u bë i mundur zbulimi i autorëve të vjedhjes me armë me pasojë vrasjen e shtetasve Asllan Meçi dhe Rasim Elezi, ngjarje e ndodhur në datën 19 nëntor 1996, në vendin e quajtur Shënlleshën të rrethit Dibër. Autorët e këtij krimi, emrat e të cilëve nuk bëhen publike për arsye hetimi, të armatosur dhe të maskuar, i kanë dalë përpara autobusit të pasagjerëve të Komunës së Reçit. Pasi e kanë ndaluar, kanë vrarë drejtuesin e autobusit shtetasin Rasim Elezi dhe arkëtarin e komunës, shtetasin Asllan Meçi dhe më pas kanë marrë lekët e komunës, një shumë rreth 12 milionë lekë të vjetra, e janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për autorët e kësaj vepre penale, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendim nr. 73, datë 27.10.2009, është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg".
Nga hetimet e kryera, autorët e këtij krimi kanë rezultuar të jenë autorë të dyshuar edhe të disa veprave të tjera të rënda penale, të ndodhura në kohë të ndryshme në Qarqet Dibër dhe Tiranë. Nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna intensive për dokumentimin në tërësi të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve. Policia deklaroi se rihetimi i kësaj ngjarjeje të rëndë ka ardhur pas një vrasjeje të ndodhur në kryeqytet rreth dy vite më parë. Gjatë marrjes së dëshmive nga të afërmit e viktimës së asaj kohe, kanë dalë fakte të reja në dritë, pasi vrasja kishte ardhur për motive që kishin lidhje me ngjarje të vjetra. Kështu është hetuar me detaje dhe pas dy vitesh është mundësuar dokumentimi i plotë i saj. Por, duke qenë se policia po heton një nga personat që janë të dyshuar dhe të kërkuar për këtë ngjarje, për vepra të tjera penale të rënda, siç është vrasja dhe djegia e një shtetasi brenda në makinën e tij në Qarkun e Dibrës. Gjithashtu, policia nuk ka pranuar të japë detaje të tjera, pasi të dyshuarit po hetohen edhe për vepra të tjera të rënda penale. Sipas të dhënave hetimore, emrat e tyre mund të publikohen gjatë ditëve në vazhdim, bashkë me veprat penale për të cilat dyshohen të shpallurit në kërkim policor. Zbardhja e kësaj ngjarjeje të vjetër vjen pas një "përgjumjeje" të policisë për dosjet e vjetra. Prej muajsh, Policia e Shtetit nuk kishte informuar për zbardhjen e ndonjë dosjeje të vjetër, por tregohet se janë në proces dokumentimi edhe dhjetëra dosje të tjera.