E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Serbia të gatshme për bashkëpunim

TIRANE-Shqipëria dhe Serbia po tregojnë vullnet të përbashkët për të intesifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar në fushën energjitike, infrastrukturë, transport, agrobiznes, arsim, kulturë etj.
Deutsche Welle në shqip bën të ditur se kjo është faktuar gjatë konsultimeve të para diplomatike mes të dy vendeve që janë mbajtur në Tiranë.
“Tirana dhe Beogradi kanë ndarë të njëjtin mendim se zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe pa paragjykime do të ishte një kontribut p¸r sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit”, citon Deutsche Welle.

Takimi i parë i konsultimeve diplomatike është zhvilluar në rang zëvendësministrash të Punëve të Jashtme, të cilët i kanë drejtuar përkatësisht Edit Harxhi dhe Zdravko Ponosh. Sipas një deklarate që shpërndau mbrëmjen e së hënës Ministria e Jashtmë e Shqipërisë thuhej se “pavarësisht diferencave n¸ lidhje me çështjen e Kosov¸s, pal¸t ran¸ dakord t¸ ecin përpara n¸ marr¸dh¸niet midis tyre në të gjitha fushat me interes reciprok”.

Perspektiva e Lugin¸s së Preshev¸s dhe nxitja e shkëmbimeve njerëzore ka qënë një tjetër temë në konsultimet mes diplomatëve shqiptarë dhe atyre serbë.
Në proces diskutimi mes dy vendeve janë dhe finalizimi së shpejti i disa marr¸veshjeve bashkëpunuese si ato për riatdhesimin, për transportin, njohjen reciproke t¸ diplomave universitare, etj. Sipas zëdhënësit të selisë diplomatike në Tiranë gjatë konsultimeve është theksuar se “bashkëpunimi dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, do t'i shërbejë çuarjes përpara të proceseve integruese rajonale dhe evropiane, si edhe vetë stabilitetit në rajon”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›