Shqiperia dhe Tirana, nje krenari futbolli

Nga Bled Kuka- “Një Shqipëri e vogël arriti një rezultat të madh”. Këto ishin fjalët e duhura që zëvendëspresidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri tha pas ndeshjes në Bragë. 0-0 me Portugalinë mjaftoi që shqiptarët të kalonin në ekstazë pas dëshpërimit të thellë të 0-2 në Budapest. Cana, Beqaj e Co. ishin me të vërtetë të shkëlqyer përballë njërës prej skuadrave më të talentuara të botës dhe barazimet jashtë fushe vijnë e bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm: 2-2 në Bjellorusi, 0-0 në Bullgari, 0-0 në Portugali.
Të paktën nuk do të ketë ndonjë ngjarje që t’i mërzisë tifozët kuqezinj deri në shkurt 2009, madje lumturia mund të shtohet sepse kemi ndeshje në Maltë dhe pastaj na vjen Hungaria në Tiranë.
Unë nuk jam kaq i gëzuar dhe i lumtur. Me duket se Cana apo Beqaj do ta kenë më shumë të vështirë të luftojnë kundër shqiptarëve sesa kundër danezëve kur të vijë ajo ndeshje. Mjafton një e dalë për vrap tek kodrat e liqenit artificial në Tiranë për t’u ndjerë kështu. Një mesoburrë trajner futbolli po udhëzonte një grup fëmijësh që ishin skuadra e tij. Topat i kishte rreshtuar pranë pemëve që formonin një vijë mjaft të drejtë, por ishin të mbjella në një faqe kodre të butë.
“Nuk më lënë të stërvis më tek fusha e “Ali Demit”, thotë ai me ankesë, pas kaq vjetësh duhet të dal këtu. E si t’i stërvis fëmijët, a nuk është gjynah?”. Tani që 70 për qind e terreneve të futbollit me përmasa të rregullta janë zhdukur një herë e mirë nga Tirana, duket se armiku më i madh për kombëtaren shqiptare nuk është kundërshtari në fushë, por ai në shtëpi
Duke lexuar një reportazh të një anglezi mbi gjendjen e stadiumeve të Budapestit sikur lehtësohem. Duke përshkruar stadiumin “Florian Albert” të Ferencvaroshit, turisti anglez përmend vrima të mëdha në tarracën e tribunës kryesore dhe fushën që i dukej më e keqe se kopshti i shtëpisë. Stadiumi i MTK-së ishte kantier, ndërsa ai i Vashashit ishte një ... hale me një pjesë të tribunave të mbyllura si të ishte “Selman Stërmasi” i Tiranës.
Sidoqoftë, le të kemi më shumë optimizëm. Shqipëria është një vend i çuditshëm, që nuk i ngjan Turqisë apo Kinës, ndërsa talentet rriten në një klimë të egër si në Amerikën e Jugut apo Afrikë. Agolli, Beqiri apo Bulku (Teli doli me të kuqe) duke dalë nga balta ua mblodhën superyjeve si Kristiano Ronaldo apo Kuaresma.
Madje me 10 lojtarë dhe brenda në folenë e tyre. “Ky barazim më bën të ndihem pak më mirë pas asaj që ndodhi në Hungari”, thotë Skela. Kapiten Lala gjithashtu ka kënaqësi, por dhe mërzi. “Gjëja më e keqe është që nuk fituam në Hungari, por në këtë ndeshje bëmë diçka të mirë”, tha ai.
Nuk duken si lojtarë të kompleksuar që hidhen përpjetë si fëmijë nga një rezultat i madh e i papritur. Këta janë udhëheqës ashtu si Lorik Cana. Nëse nuk do të jenë në gjendje të realizojnë ëndrrën dhe jo për faj të tyre, të paktën do të kenë meritën që t’i mbajnë shqiptarët në ëndërrim deri afër mëngjesit.
Tani desha të kthehem një ditë prapa, të martën e Milanit dhe ... Tiranës.
Të hënën mbrëma e mbajta frymën në lokalin “Fanatics” tek kryqëzimi i Selvisë, ku është “shtabi” i tifogrupit “Tirona Fanatics”. Pasi në tavolinë u shtrua një makiato e një raki, po gjykoja se ardhja e kampionëve të botës në Shqipëri ishte një ngjarje vërtet e rëndësishme. Pa mbaruar mirë fjalën, njëri prej tifozëve nisi të më shikonte me vërejtje dhe foli me zë të thellë: “A e di ti se për ne nesër luan Tirona, jo Milani”.
Çunat ishin vërtet si në ethe. Ata e dinin shumë mirë se në Tiranë, madje në gjithë Shqipërinë, tifozët e Milanit ishin me mijëra e mijëra dhe donin që këtë fakt ta nxirrnin në plan të dytë, ndoshta të tretë. “Ne mendojmë se do të ishte një turp që Milani të vinte në shtëpinë tonë dhe në vend të të zotërve të shtëpisë bardheblu të shikonte vetëm milanistë”. Një djalë krejt i ri, krejt pa të keq dhe me frymëzim thirri “të organizohemi dhe t’i shajmë Milan, Milan va a fan ...”, por të tjerët e qetësuan. “Ne kemi punë vetëm me veten, jo me ata”.
Këngët ishin përgatitur të gjitha, madje këndoheshin si në prova gjenerale, shiritat e gjatë me ngjyrat e zemrës ishin porositur dhe do të bëheshin përgjatë gjithë natës mes të hënës dhe të martës nga një “dashamirësi ynë se ndryshe askush nuk i merrte përsipër”. Për fat të keq nuk do të kishte vend për fanellën gjigande me numër 12 të shpalosur herë të tjera. Bisedat nuk mbushnin dot as minutin pasi celularët binin e binin ashtu siç shtoheshin kërkesat për bileta me gjysmë çmimi.
Në “Milanelo”, ndërkaq kishin përfunduar detajet e vizitës-blic në bregun e përtejmë të Adriatikut një ngarkesë më shumë për yjet kuqezinj, por një etapë e përcaktuar mirë nga Galiani dhe bosi i tij, Silvio Berluskoni. Milani vendosi të merrte me vete të gjithë ata që kishte në dispozicion, me përjashtim vetëm të pesë lojtarëve që ishin Kaka, Pato, Xambrota, Gatuzo dhe Bonera. Këta ishin me detyrë tek Brazili dhe Italia.
Kuzhinieri Bazini ishte dërguar dy ditë më parë në Tiranë për t’u përgatitur siç duhet dhe për të blerë ndonjë gjë të freskët në tregjet e fshatarëve. Me 20 vjet karrierë te kuqezinjtë, Bazini është nga më të paprekshmit dhe më të besueshmit.
Në 11.30 të së martës avioni special i nisur nga Malpensa preku pistën e Rinasit pas një udhëtimi 90 minutësh, por dalja nga aeroporti ndërkombëtar ishte më e vështirë sesa u mendua. Me mijëra tifozë shqiptarë të kuqezinjve kishin dalë për t’i pritur që “tek porta e shtëpisë”. Në një moment, njëri prej lojtarëve italianë duke parë nga dritarja e xhamtë e autobusit thirri “o zot, sa shumë njerëz që paska”.
Duket ai kishte harruar çmendurinë në Milanelo 16 korrikun e këtij viti kur Ronaldinjo vuri këmbën në klub kur 4 000 tifozë bënë miting para derës kryesore të kompleksit dhe 3 000 abonime u shitën për një orë.
Natyrisht, një nga njerëzit më të lumtur ato çaste ishte Rezart Taçi, bosi i kompanisë së naftës “Taçi Oil”, ai që kishte bërë të mundur ardhjen e Milanit në Tiranë për kënaqësinë e aq shumë admiruesve të kësaj marke botërore. Adriano Galiani nuk harroi ta theksonte këtë kur i erdhi radha të fliste në konferencën e shtypit në sallën e Sheratonit.
Për Taçin përballja u bë e mundur vetëm nga rritja cilësore e futbollit shqiptar vitet e fundit.”Milanin nuk e kishte penguar asgjë për të ardhur që më parë, - tha ai, - por vitet e fundit sporti shqiptar ka pasur një hov cilësor dhe kjo është një nga arsyet që drejtuesit italianë pranuan”.
Drejtuesit milanistë diskutuan disa kushte që duheshin plotësuar, duke filluar nga data dhe ora e ndeshjes, siguria për delegacionin, vendosja në hotel, aktivitetet e bamirësisë e të marketingut pa harruar edhe pagesën për të ofruar shërbimin e çmuar. Sipas mediave, pasi zoti Taçi nuk ka dashur të flasë me shifra konkrete, bëhet fjalë për 1.5 deri në 2 milionë euro, nga të cilat 100 000 klubi italian i dhuroi për bamirësi në pushim të ndeshjes.
Italia, Shqipëria dhe Kosova, por edhe shqiptarët nëpër botë do të mundeshin ta shikonin ndeshjen në “Supersport”, “Mediaset” dhe në televizionin e Kosovës, “Koha Vizion”, ndërsa biletat siç bëri me dije bosi shqiptar nuk mund të ishin të lira për vetë shpenzimet. Vetëm tifozët ultras bardheblu mundën të përfitonin një ulje 50 për qind të çmimit, pas vendimit dashamirës të kryedonatorit të klubit, Refik Halili.
Pas një parade triumfale nga Rinasi deri në bulevardin kryesor të Tiranës, milanistët gjetën strehë në Sheratonin supermodern, por gabuan kur kujtuan se shpëtuan. Ca nga entuziazmi i madh i tifozëve dhe i gazetarëve bashkë me ta, ca nga butësia shqiptare e rojeve të sigurimit, ishte e pamundur që futbollistët të kalonin nëpër korridoret e hotelit pa u ndjerë si në rrethim.
Disa si Ambrozini, Zeforfi, Kalaci, Pirlo ishin shumë të lirshëm dhe krejt gati të pranonin një përqafim për fotografi apo të nënshkruanin autografe. Dida e Shevçenko dukeshin si të trembur, Maldini dinte si të “driblonte” ndërsa Ronldinjo, ai më i adhuruari, ruhej kaq fort nga rojet saqë nuk bëhej fjalë t’i afroheshe megjithë buzëqeshjen e tij karakteristike. Rreth orës 14.00 zallamahia sikur u largua dhe tek-tuk ndonjë gazetar apo tifoz bindën rojet që të qëndronin në bar në pritje të ndonjë fati.
Delegacioni i Milanit ishte imponues, i merituar për klubin më të pasur italian dhe të gjashtin në botë me të ardhura vjetore të përbindshme prej 239 milionë eurosh (më 2006). Punonjës shtypi, menaxherë, organizatorë, kuzhinieri si dhe Franko Barezi e Daniele Masaro që nuk mund të mungonin. Biondia Ana Molteni merrej me gazetarët, ndërsa komentatori “i paperëndueshëm” Karlo Pelegati mezi priste orën 19.00 për të lëshuar britmat e tij të njohura.
Mesdheu sidoqoftë ishte i pranishëm aty, kuptohet bashkë me rregullat dhe disiplinën. Një krahasim i lehtë me delegacionin e Anglisë së Sven Goran Eriksonit ma bën të qartë. Përgjegjësi anglez i shtypit “ma likuidoi” kërkesën për një intervistë me Majkëll Ouenin me një fjali të vetme “ai tani është vetëm lojtar i Anglisë” dhe një buzëqeshje plot mirësjellje, por të vendosur.
Italianët nuk mund të flasin kaq pak. Pyes a mundem të bisedoj me ndonjë nga lojtarët. Biondia largohet pa u përgjigjur mirë, ndërsa një tjetër me syze, goxha më serioz bën një gjysmë premtimi. “E vështirë, por do ta provoj”. Zëri i lartë dhe autoritar i njërit prej përgjegjësve të shtypit është herë-herë acarues, larg tonit të qetë, por detyrues anglosakson. Çështje tradite.
Madje me të kuptuar se askush tjetër përveç tij nuk do të vinte pikat mbi “i”, ky italian “pelato” pra kokërruar, mori të drejtat e të zotit të shtëpisë. “Hyni në sallën e konferencës”, - është porosia për gazetarët shqiptarë. Më pas një ngatërresë e vogël. “Më duhen dy rreshtat e parë bosh, jo jo, vetëm njëri, jo më duhen të dy, më falni” rrotullon ai shqiptarët në sallë. Klubi i Tiranës, pa një zyrë shtypi, është i detyruar të dërgojë njëshin e tij, sekretarin Gjini për të diskutuar me një përgjegjës shtypi, si gjithnjë në italisht, po ashtu si edhe organizatorët e “Taçi Oilit” që i dërgonin tek italiani kërkesat ... në shtëpinë e tyre.
Në kakofoninë e zërave në italisht veç bosi i Sheratonit kaloi tek anglishtja, ashtu si edhe zonja e Unicef-it, ndërsa i pari që pyeti shqip ishte gazetari i “Koha Vizionit” të Kosovës.
Me Filipo Galin ishte e lehtë që të flisje, mjaft që të merrej leje tek zyra e shtypit. Më në fund bëjmë një kompromis, në fillim flasim pastaj i themi shtypit. “Natyrisht kam dëgjuar për Shqipërinë para se të vija këtu, - thotë ai, - lojtarë shqiptar njoh. Behramin, Taren, Shalën apo po edhe Bogdanin”. Nuk ka si ta ketë Shqipërinë aq në zemër sa Masaro që ka pasur babanë ushtar dhe të burgosur këtu në Tiranë, por sidoqoftë, me një mentalitet të admirueshëm prej sportisti ndihet mirë.
“Ne jemi futbollistë, kemi udhëtuar shumë, - vazhdon ai, - në një farë mënyre jemi globalë. Nuk na bën përshtypje një kulturë apo një popull tjetër”. Ish-qendërmbrojtësin e shquar e pyes nëse është e vërtetë që për të qenë futbollist i madh duhet të martohesh herët. Qesh. “Unë jam martuar herët, por jam ndarë, kështu që nuk besoj se funksionon”, - thotë babai i dy fëmijëve të rritur.
“Maldini është shembulli, - flet ai për kapitenin e sotëm, - një jetë korrekte, pa teprime dhe plot me pasion. Pa pasion nuk bëhet asgjë. Po, po gjithnjë është çështje edukimi”. Galit i kujtoj meritën e Milanit për ndryshimin e mentalitetit të futbollit në Itali. “Atëherë erdhi Saki që pëlqente lojën e bukur dhe ne nisëm të luanim ndryshe nga më parë”.
Ndoshta prandaj ka fituar shumë në Europë dhe më pak në Itali. “Në Itali skuadrat janë eksperte për të të bllokuar, janë të zonjat nga ana taktike”, - thotë edhe ai tezën e njohur. Më pas shkojmë tek përgjegjësi i shtypit që pasi dëgjon, flet duke qeshur. “Ti do leje nga unë?”, i thotë ai Filipos. Përfitoj nga rasti për të pyetur edhe Franko Barezin nëse e njihte Shqipërinë para se të vinte këtu”. “Ma dai”, përgjigjet i habitur. Si jo, çfarë thua kështu.
Me të dalë nga Sheratoni dhe me të hyrë në stadium italishtja sikur ia lë vendin pak nga pak shqipes. Grupe tifozësh vijnë si për festë me fanellën dhe shallet e Milanit, por ata bardheblu duken më shumë. Frika e “Fanatiksave” nuk ishte pa bazë. Megjithatë ata e pritën Milanin e madh mu si zotër shtëpie.
Koreografia në stadium ishte e shkëlqyer, tym e flakë si në luftë dhe këngë pa fund me kombinime nga më të ndryshmit. Në mbrëmje vonë, “Il Mesaxhero” i Romës shkroi se “tifozët kishin ardhur në stadium për Milanin, por edhe duke përkrahur nxehtësisht lojtarët e zot të Tiranës, madje kjo mbështetje u rrit nga minuta në minut”.
Tirana fitoi 2-1, por u desh të kalonte një farë kohe që të besohej. Trajneri i njohur dhe miku im Luan Sengla nuk ka asfare dyshime. “Tirana luajti shumë mirë, aq sa nuk e prisja, Milani nuk donte të humbiste, por e mori pak lehtë dhe kur kujtohesh ti të luash, nuk të le futbolli, siç është shprehja e vjetër”.
Duket sikur jemi kthyer më 1938 kur Tirana ishte i pari ekip shqiptar që solli një skuadër të Serisë A në Shqipëri, në atë kohë u kënaqën me modestët US Barit dhe humbën 0-2. “Zonja e Vjetër” Vllaznia e Shkodrës megjithatë e ka siguruar vendin si pararendëse e miqësoreve. Më 1922 arriti të luante (dhe të humbiste 1-6) me një përzgjedhje të futbollistëve të Ushtrisë Italiane.
E Shtune, 18 Tetor 2008