Shqipëria dhe pastërtia e figurave publike
Së fundi, edhe Shqipëria u bë pjesë e iniciativës evropiane për të luftuar me institucione bashkëpunimin me ish-sistemin komunist të djeshëm i cili rezultoi i konfirmuar si regresist për shoqërinë njerëzore.
Tashmë kjo iniciativë e imponuar nga Këshilli i Evropës dhe fryma perëndimore parimisht në Shqipëri po kundërshtohet nga e majta dhe mbështetet nga e djathta. Por, përtej rëndësisë që këto pozicionime përfaqësojnë, me intereson të them se për fat të keq, kjo iniciativë në limitet lokale të Shqipërisë dhe perceptimin publik është dimensionuar vetëm në bashkëpunimin me famëkeqin Sigurimi i Shtetit!
Personalisht, duke lënë mënjanë të majtën dhe të djathtën dhe duke iu referuar një logjike të caktuar racionale të jurisprudencës, dua të them se përpara se kjo iniciativë të konvertohet në ligj duhet të ketë parasysh disa parime thelbësore të cilat janë përtej kufirit historik të kohës së kaluar apo të sotmes, por i përkasin të përhershmes.
Një ligj që nuk mbështetet në parime universale është i destinuar të dështojë dhe të mos aplikohet kurrë drejt dhe ashtu si duhet. Rastet e dështimit për iniciativën në fjalë nuk kanë munguar gjatë këtyre viteve të demokracisë së brishtë shqiptare.
Dua të them se fakti që kryefjala e kësaj iniciative disavjeçare për pastërtinë e figurave publike ka qenë dhe mbetet vazhdimisht tek bashkëpunimi me ish-Sigurimin e Shtetit, më duket i mangët.
Është krejt e drejtë që ata që bënë karrierë gjatë diktaturës duke spiunuar qytetarë të pafajshëm dhe nga ata që me vullnet të lirë ose për përfitime dhe karrierë personale u bënë pjesë e atij institucioni famëkeq, duke tejkaluar edhe caqet ligjore të kohës, t’u kërkohet ta kenë publike këtë dimension të jetës së tyre dhe ndoshta t’u ndalohet të jenë pjesë e jetës publike.
Por, pyetja parimore me këtë rast qëndron në faktin se ç’duhet bërë me ata të cilët kanë qenë pjesë e nomenklaturës së asaj kohe në mënyrë publike dhe ishin përgjegjës intelektualisht, moralisht dhe politikisht për atë sistem, i cili polli edhe Sigurimin e Shtetit?
Po me drejtuesit e atij institucioni të tmerrshëm të kohës ç’duhet bërë? A duhet fillimisht që opinioni publik të njohë emrat dhe bëmat e tyre, pastaj të bashkëpunëtorëve, të cilët pa dyshim nuk mund të njësohen me ta për atë ç’kanë bërë?
Personalisht, më kujtohet njëri prej emisioneve të përditshme, “Anketa jonë” në Gjeli Vizion, i cili duke iu referuar një shkrimi të z. Visar Zhiti, pyeste nëse duhej filluar më ideuesit dhe drejtuesit e këtij institucioni famëkeq, përpara së të merreshim me bashkëpunëtorët?
Sipas autorit Zhiti, bashkëpunëtorët mund të ishin bërë pjesë e atij mekanizmi edhe për shkak të autoritetit të frikshëm të institucionit në fjalë dhe metodave imponuese çnjerëzore të tij ndaj individëve!
Një dimension i tillë nuk duhet injoruar dhe dua të them se reagimi për rastin në atë kohë rreth vitit 2002 ishte direkt. Telefonata të ndryshme në mënyrë të drejtpërdrejtë në transmetime bënin me dije se duhet të isha i kujdesshëm sepse ky grup personash kishin bërë vetëm detyrën ndaj shtetit dhe asgjë më shumë!
Edhe pas emisionit nuk munguan telefonata “dashamirëse” të përkujdesjes ndaj temës dhe grupit në fjalë! Nuk e di nëse do të kem telefonata edhe pas këtij shkrimi, por besoj se ata që kanë imunitet dhe tagrin për ta bërë një gjë të tillë nuk duhet të presin më. Ata nuk kanë pse të kenë frikë nga telefonata, por le të bëjnë atë që duhet një orë e më parë për një të ardhme më të mirë të të gjithëve.
Nga ana tjetër, nuk mund të rri pa thënë se shqyrtimi i dhunës dhe i krimeve gjysmëshekullore të komunizmit në Shqipëri kërkon, detyrimisht, njohjen dhe dokumentimin e tyre dhe jo vetëm vëmendje ndaj bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Besoj kjo iniciativë nuk duhet të limitohet me një kategori personash, por të avancojë edhe më gjerë: plenumi i KQ-së, anëtarët e qeverive puniste, sekretarët e PP-së së rretheve, drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, përfshirë dhe hetuesit si dhe pastaj bashkëpunëtorët sekretë të tyre.
Me këtë rast, besoj se kërkohet dokumentim i plotë dhe i paanshëm mbi bazën e fakteve, akteve zyrtare të shtetit komunist, materialeve të PPSH-së, materialeve dokumentare të Sigurimit të Shtetit, akteve të hetuesive dhe gjykatave, të sistemit të burgjeve, si dhe çdo gjë tjetër që dëshmon këtë dhunë në aspektin e politikave, veprimeve konkrete.
Këtë qëllim besoj se kishte parimisht dhe iniciativa e prof. Sami Repishtit me peticionin drejtuar ish-Presidentit Alfred Moisiu, për një Qendër Dokumentacioni Shqiptar për Krimet e Komunizmit, e cila po të kishte funksionuar që nga koha e propozimit, pa dyshim që do ta bënte këtë punë më të lehtë. Ajo nuk dihet ku përfundoi, por shpresojmë që e sotmja të jetë më racionale!