Shqiperia dixhitale, do hapen 4 fakultete per Teknologjine Informatike
TIRANE-“Për një Shqipëri dixhitale” nën këtë moto, kryeminsitri Sali Berisha informon për vendimin e marr nga këshilli i Ministrave për hapjen e katër fakulteteve për përgatitjen e specialistëve në fushën e Teknologjisë Informatike.
“Është një vendim shumë i rëndësishëm” tha në mbledhjen e sotme Berisha dhe “një ndihmë konkrete për të ecur me shpejtësi drejt një Shqipërie dixhitale dhe si një domosdoshmëri për tju përgjigjur urisë së madhe që ka tregu në këtë fushë.”
Kreu i qeverisë urdhëroi ministrinë e Arsimit dhe rektorët që të ulen dhe të nisë menjëherë puna për kurrikulën më të mirë të mundshme në këtë fushë dhe vendosjen në dispozicion të këtyre fakulteteve të reja të gjitha fondet për laboratorët dhe kabinetet që atyre u nevojiten për të zhvilluar veprimtarinë e tyre normale, paralelisht dhe nxitjen e kërkimeve shkencore.
(s.g/balkanWeb)