Shqiperia do te ruaje stabilitetin makroekonomik perballe krizes ekonomike boterore
Shqipëria që formalisht ka aplikuar për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian
muajin e shkruar dhe është bërë anëtare e NATO-s, do të mbajë një stabilitet
të admirueshëm makroekonomik dhe politikash financiare duke i rezistuar kështu
presionit jo të vogël që vjen nga kriza ekonomike botërore.
“Viti që kemi përpara do të jetë më i vështiri. Shumë sfida shtrihen përballë nesh. Kombinimi i krizës financiare me recensionin ekonomik botëror është diçka e paprecedentë”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani gjatë një aktiviteti në kryeqytetin britanik Londër. “Shqipëria është pjesë e ekonomisë botërore. Kështu që ne duhet që të mbajmë në nivele të qëndrueshme si stabilitetin makroekonomik ashtu edhe atë financiar. Ne do të vazhdojmë që të qëndrojmë fort tek këto dy objektiva”, theksoi Fullani para ekspertëve britanikë të financës duke bërë një rezyme të situatës në Shqipëri.
Efektet e para të krizës ekonomike botërore filluan që të ndihen në Shqipëri që në 4-mujorin e fundit të vitit 2008. Fillimisht depozitat pësuan një rënie drastike, duke reflektuar kështu një rënie në gjendje të lirë të besimit të publikut ndaj sistemit bankar. “Mungesa e njohurive për të kuptuar problemet reale, e përforcuar kjo edhe nga alarmi që erdhi nga ana e të afërmve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali and Greqi të cilat rritën me disa shkallë paniku mes qytetarëve shkaktoi edhe fenomenin e reduktimit drastik të depozitave në mestetorin e vitit 2008”, shpjegoi më tej Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë.
Faza tjetër që pasoi ishte ajo e reduktimit të valutës së huajnë formën e pakësimit të dërgesave nga ana e emigrantëve dhe eksportit të të mirave materiale
dhe shërbimeve duke lëkundur kështu pozitat e sistemit financiar dhe rritur ndjeshëm kërkesën për valutë të huaj.
“Banka e Shqipërisë ka komunikuar shqetësimet e saj në lidhje me ndikimet e tërthorta të krizës financiare globale, duke vënë në dukje edhe efektet e tjera që mund të pasonin në një kohë të dytë dhe që do të bëhen më të dukshme përgjatë vitit 2009”, vijoi më tej Fullani.
Kufizimet në likuiditete kanë ndikimin e tyre direkt në uljen e kredidhënies si dhe vetë rritjes ekonomike.
“Rënia e pritshme e eksporteve tona si dhe rritja e çmimeve të mallrave nga importi do të zgjerojnë më tej deficitin tregtar. Gjithsesi në besojmë se regjimi i lirë i këmbimit valutor përbën një mjet efektiv për rregullimin e kërkesës e bashkë më të edhe importeve”,iu tha Fullani investitorëve britanikë.
Ndërkaq ai bëri të qartë se Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë për të fiksuar çmimet ne treg, në një kohë që do të punojë për të shmangur shtrembërimet në treg. Për më tepër, deficiti fiskal duket se do të pësojë rritje si pasojë e reduktimit të të ardhurave në tatime dhe dogana dhe rikuperimit të tyre përmes marrjes së huave nga banka të huaja.
“Analiza jonë parasheh që aktiviteti ekonomik do të bjerë ndjeshëm, megjithatë do të vazhdojë që të mbetet në shifra rritëse”. parashikon Fullani.
Historia ka treguar se një rënie e aktiviteti ekonomik e shoqëruar kjo me ç’ekuilibrim të këmbimit valutor bashkëshoqërohet me fenomenin e reduktimit të dukshëm të kredidhënies.
“Gjithsesi kjo do të mbetet në kufijtë e së menaxhueshmes dhe kësisoj nuk pritet që të imponojë kërcënime serioze ndaj stabilitetit financiar në vend”, vuri ne dukje shefi i bankës qendrore.
“Zhvillimet globale kanë dominuar jetën e çdo vendi ndërsa çdo vendim ka pasur një ndikim universal. Deri tani ekonomia jonë ka demonstruar një rezistencë të habitshme ndaj kësaj krize. Qoftë stabiliteti makroekonomik, qoftë ai financiar është aty ky duhet”, përfundon Fullani.