E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dorëzon pyetësorin, kriza politike pengesë për integrimin Nga "Faktori Plus" Kryeministri Berisha dorezon sot ne Bruskel, pergjigjet e pyetesorit te bashkimit europian, nje volum 3854 faqe, ku administrata shqiptare pershkruan cfa

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shqipëria dorëzon pyetësorin, kriza politike pengesë për integrimin Nga "Faktori Plus"

Kryeministri Berisha dorezon sot ne Bruskel, pergjigjet e pyetesorit te bashkimit europian, nje volum 3854 faqe, ku administrata shqiptare pershkruan cfare eshte bere ne drejtim te integrimit, per te perfituar statusin e vendit kandidat prane Unionit.

Por kreu i mazhorances qeverisese ka udhetuar drejt Brukselit me peshen e krizes se pazgjidhur politike, qe nis me voten e kontestuar te 28 qershorit. Kriteri politik cilesohet vendimtar ne opinionin e shume pritur nga komisioni europian.

Nje dite me pare ministrja e integrimit majlinda bregu organizoi nje ceremoni me stafin e ministrise, i cili qe nga 16 dhjetori, kur dhe qeveria mori ne dore peytesorin, ka punuar mbi pergjigjet. Zonja Bregu tha, se mendimi i komisionit pritet te merret brenda vitit, por nuk u shpreh sesi mund te jete opinioni I Brukselit…

Po dje opozita e cila ne te gjitha komunikimet mediatike te mazhorances,ftohet te jete pjese e proceseve integruese,I kujtoi kundershtareve politike,se ende nuk eshte zbardhur e verteta e kutive te votimit…

Ndersa sot ka qene kryetarja e Kuvendit Topalli,ajo qe ka drejtuar apelin e radhes ndaj opozites,nje kerkese kjo qe nuk u shoqerua me asnje propozim konkret qe do te plotesonte kushtin e opozites per transparecen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit.Topalli e quajti diten e sotme nje moment historic,kur ne fakt behet fjale vetem per nje procedure rutine.

Sipas kryeparlamentares, bojkoti i opozites dhe aktualisht prania e saj e pjseshme ne Kuvend kercenon ecurine e procesit te integrimit dhe miratimin e nje sere reformave te rendesishme.

Pikerisht per shkak te krizes se thelle politike 8 mujore Shqiperia rrezikon shtyrje te vendimit per marrjen e statusit te kandidatit, pasi funksionimi real i demokracise ne institucionet e saj, do te jete thelbesor, ne pergatitjen e mendimit te komisionit europian, pas dorezimit te pyetesorit.

Ne diten kur Shqiperia dorezon pyetesorin me pergjigjet e mbi 2200 pyetjeve te Komisionit Europian, drejtori per zgjerimin Pierr Mirel, ka theksuar edhe njhere,se kriteri politik eshte themelor ne procesin e dhenies se opinionit per statusin e vendit kandidat.

Gjithashtu zoti Mirel thekson se cilesia dhe jo shpejtesia ne plotesimin e pyetesorit eshte e domosdoshme dhe ndihmuese per Komisionin Europian ne krijimin e opinionit per statusin e vendit kandidat.

Sipas drejtorit per zgjerimin ne Ke, procesi nga marrja e nje pergjigjeje deri ne vendimin per nisjen e negociatave te anetaresimit, zgjat nga 12 deri ne 16 muaj, gje qe rrezon pritshmerine e qeverise shqiptare, per fitimin e statusit kandidat brenda ketij viti. Gjithashtu, zoti Mirrel ka nenvizuar, se do te nevojiten edhe pyetje shtese, per te qartesuar pergjigjet evazive te pyetesorit te pare, ose per te kerkuar informacione te metejshme nga ana e Shqiperise. Ne kete proces, Mali i Zi eshte perpara, pasi ne fillim te javes dorezoi pergjigjet e pyejteve shtese te Brukselit.

Ne nje interviste te botuar sot ne te perditshmen shqiptare Panorama,komisioneri per zgjerimin prane Unionit,Stefan Fyle,njeriu qe merr ne dore dosjen voluminoze te shqiperise,eshte shprehur se kriza politike pengon integrimin.

“Ne qofte se gjerat levizin sic duhet,miratimi I Opinionit te Komisionit mund te parashikohet gjate 2010-es.Megjithate ne ende nuk I kemi pare pyetjet e pyetesorit dhe per kete arsye eshte shume heret,per te bere ndonje supozim mbi natyren e rekomandimeve te ardhshme te Komisionit.Nje gje qe une mund te premtoj eshte, se vleresimi do te jete I drejte,I plote dhe objektiv.Dhe sic thashe,vemendje e vecante do ti kushtohet vleresimit te kritereve politike,duke perfshire edhe funksionimin efikas te institucioneve demokratike.

Kur isha ne Shqiperi une I shpreha shqetesimin tim liderve politike,rreth ngecjes se vazhdueshme politike,pasi nje parlament plotesisht funksional,eshte thelbesor per nje demokraci plotesisht funksionale.Une theksova se ne qofte se situata e tanishme e frenuar politike do te vazhdoje,ajo mund te pengoje Shqiperine per arritjen e standarteve politike,qe priten nga nje vend,I cili ka aplikuar per anetaresim ne BE.Krijimi I nje culture,ku forcat politike flasin me njera-tjetren brenda institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike,eshte thelbesore per reformat e shqiperise dhe per te arritur progress drejt BE-se.Bazuar ne kete,une e mbeshtes kerkesen e opozites per transparence,per sa kohe qe kjo kerkohet ne parlament”,- u shpreh Fyle.

Qeveria shqiptare aplikoi rreth nje vit me pare per statusin e kandiatit, por u deshen muaj te tere, deri 16 nentor, qe Keshilli i Ministrave te shqyrtonte kerkesen tone, per te nisur nje muaj me pas 2284 pyetje drejt Shqiperise. Nder 35 kapitujt e pyetesorit, kryesoret, jane kriteri politik dhe ai ekonomik.

Por qe tani europianet po paralajmerojne nje rruge te nderlikuar per fitimin e statusit,sa kohe qe kriza politike eshte ulur kembekryq ne vend,e pazgjidhur prej me shume se 8 muajsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›