E Shtunë, 31 Tetor 2026

R(r)asa e re: hic solidaritet!

- Atehere e bejme keshtu: "Ti dy dollare, une tre dhe emri im ne frontespic si perkthyes!" Nga nje bisede kolegesh

Kujtim DASHI

Tregim

E dinte mirefilli qe Pavli, si nje Heraklit i koheve moderne, kishte marre zâ, si ai njeriu qe perhere e me teper preferon te rrije me veten e tij; murane e gjalle e, kesisoj, shumekush qe i qasej afer a krijonte ndonjefare lidhje me te e vepren e tij, hidhte pashmangshmerisht mbi murane ate c'ka ia thoshte zemra per te; i paparashikueshem, vetvetja, fisnik, punetor i madh, poliglot, zemergjere, kurajoz, demokrat, realist e, per pasoje, sherrxhi, madje shume sherrxhi. Paraardhesin e mocem s'e kishte mberritur pasi syte, qe e pengonin per te pare boten, s'kish kerkuar t'ia nxirrnin ende; as veshet nuk i kishte mbylle me dylle, per te degjuar me mire zerat e vetvetes. Pavli i perkiste asaj aradhe personalitetesh qe cangaca e heshturazi kishin vendosur te abstenonin deri ne veteharrim nga te qenit te pranishem ne perditshmerine kulturore te vendit e te zgjidhte heshtjen thuajse mortore, si refuzim e njefare revolte. Klaustrofobine e tij te detyruar ne ate moshe, ia peshqeshonte si deshperimeve e zhgenjimeve qe i vinin prej tranzicionit anormal e te pasegmentarizuar qe po mbushte dy dekada, por dhe per shkak se mendonte dhe e perjetonte thelle ate qe vepra e tij nuk lexohej e nuk receptohej si me pare dhe, cfare shkruante e botonte, mbulohej nga nje jehone e zbehte, nga e cila, per fat te keq, me te kenaqur ndjeheshin disa nga koleget e tij. Sa e shqoi, Liraku u shmang nga trotuari cope-cope si ta kishin ngrene qente e rruges aty parì dhe, pa e pyetur, iu ul ne tryezen e tij, te nje klub gjysme i fshehur mes gjelberimit, ne hyrje te Rruges se Dibres ku qe ulur, si dukej per te marre veten. Fytyra e Pavlit iu duk si nje zarf i mbushur me vula dhe i kthyer per shkak te adreses se gabuar. Te fundmeve vula s'iu ishte thare ende boja. Zbehtesia e fytyres tregonte nje vrer te brendshem. Sikur i ishin mbytur gjemite dhe lipsej dikush per te qene deshmitar ne kete finale si theqafje.

- Po keto c'i ke? - e pyeti shperfillshem me nje ton ironik, te cilin pa droje mund ta quaje edhe pavlian, si nje menyre per ta mbajtur sa me larg halleve te tij tjetrin duke prapsur keshtu cdo perpjekje per te depertuar ne hallet e tij a, te shkonte me tej, te tentonte per t'i perpjesetuar ato me te. Dilte rralle e me rralle nga zhgualli i tij prej 49 m², ku e shkonte jeten duke punuar si nje intelektual argat. Dilte me se shumti ne ate trioresh te tallonimit te dritave qe e programonte perimtesisht se cfare do te bente, bie fjala, per te dorezuar a marre ndonje pune te re; fatlumturisht po te kishte, terhiqte honoraret ne banke; trokiste neper porta ku me pare kishte bere gjysmen e punes duke derguar e-mail-e a, ne rastin me te mire, linte takime me punedhenes te perkohshem, qe ia kishin nevojen reciprokisht njeri-tjetrit; paguante faturat e dritave, ujit e telefonave; cmallej me kryeqytetin, me ato pjese te tij qe po i ktheheshin cangaca pasi ia kishin fshire ndryshkun cmendurak te dy dekadave te fundit. Ketyre ecejakeve gjithnje trioreshe, zakonisht, iu vinte kapak me nje kafe te Galeria e Arteve, i vetem, ku i dukej vetja si ne nje muzeum, me nje ndryshim esencial, se fytyrat qe i kishte njohur dikur, e shihnin per serì si te ishte ai vete tashti nje objekt muzeal i rikthyer ne atdhe pas ndonje grabitjeje spektakolare. Vetem se nuk e pyesnin "Si, gjalle qenke, o Pavli?!"

Dhe, cdo krahasim te vetvetishem per Pavlin, Liraku e bente me heren me te fundit qe ishte ndeshe me te, si te perpilonte ne mendjen e tij nje akt ekspertize a referimi para castit te ndarjes prej tij e ta arkivonte diku ne trapazanin e kujteses se tij. Padyshim iu duk me i rene, me i kerrusur e i plakeruar se heren e fundit qe ishte takuar rastesisht me te. Mjekren e kishte hequr si per t'i krijuar cilitdo qe mund ta ndeshte lehtesine e nevojshme per t'ja lexuar me mire edhe nje inat e zemerim me te ri e te pazakonte mbi te meparshmit qe, megjithe mundimin per t'ia bere te palexueshem, pra edhe te papercueshem tjetrit, dukej se ata s'kishin qene aq kalimtare ndaj dhe as i fshinte dhe as s'i shkulte dot prej andej me lehtesi. Perpjekja per t'u treguar i natyrshem, ose Pavli i nje dite te zakonshme e normale, e bente disi te panatyrshem, te hutuar e nevrik.

- M'i mbushen duart ne ballkonin e reciprokut letrar... - Ku, more, ku?

Kush paskesh qene para meje qe edhe toponimine e intimitetet tona kryeqytetase t'i paskesh shpartalluar e fshire fare nga kujtesa? tha me keqardhje, duke i dhene te drejte vetes qe kishte bere mire qe i ishte ulur ne tryeze pa e pyetur fare.

- Ja, pra andej matane rruges, ne klubin te kolonadat e Pallatit te Kultures, aty ku shkembejne rregullisht grafomanet librat...Si, vertet s'te bie ndermend!? Dhe zuri te imitoje ne dialektin verior: "A ta kam dhane a hala monografiine per katundin tem? Qe besa, gja ma te bukur s'ke me lexue! Epo mire po ta marre se dikur kam kene mik nje nate ne katund tuej e, ndoshta i ke qite emnin e te zotit te asaj shtepie. Hajt, po ta marr, burre, vec me kusht, ama, edhe ti me m'i lexue keto vjersha, qe i mblodha ne kete liber pasi dola ne pension dhe, ma pare, kisha gjete leket se, qe besa, shtrenjte me moren me i botue...Vallahi, asht i pari dhe i fundit liber qe baj!..."

Pavli nenqeshi si njeriu qe mendon se sa gjera te tilla kam thene aq te mira ju befshin kesaj bote dhe, thuajse, ia rrembeu nga duart librat. Ai ishte nje perpires i thekur i librit dhe cuditerisht i interesonte absolutisht gjithcka qe botohej, te cilen atyperaty e arkivonte ne trapazanin e kujteses duke e kthyer ne lende te pare te nje bibliografi e, qe me pas e klasifikonte nese mund t'i duhej ose jo ndonje dite. Kesaj here me teper dukej se donte te merrej medoemos me dicka, te kishte dicka neper duar, qe ta largonte mendjen diku gjetke, sa me larg te ishte e mundur. Pa e bjerre kersherine e pare, zuri t'i shikoje me ngut nje nga nje kopertinat, autoret, frontespicet; ndalej te ndonje dedikim i sterzgjatur e superlativa qe niste ne njeren faqe te frontespicit e vazhdonin ne tjetrin; nenqeshte i vrerosur; i rikthehej ndonje libri per t'i rilexuar serish keto si na ngjet me nje orar avionesh, te cilin s'e kemi fiksuar mire ate qe na lipset; shfletonte permbajtjen e librave, ndalej ne fotot e panumerta, si albume familjare...

- Shih, shih sa shume dashuri e respekt paskan per ty keta qerratej dhurues!...

- Edhe kane...

- Kane, kane, po, ama, kesaj i thone dashuri e respekt vetem ne...frontespice!...E dine apo nuk e dine keta, fort te dashtunit tuej, qe po ben kater vjet pa pune dhe se je duke ngrene tjegullat e shtepise?...

Edhe pse nuk gjendej cdo dite te Partizani i panjohur, - punetoria e mendjes ende nuk kish nje shesh te vetin -, koleget, shoket e miqte, si dhe vete Pavli, e shihnin cdo dite rrugeve te kryeqytetit duke mermeritur i zhgenjyer ne vetmi shprehjen migjeniane te pershtatur nga vete ai, si nje kolone zanore "A ke ndonji pune per mue, zotni?". Naivisht rronte me iluzionin se dikush nga ata qe tani kishin nje ish perpara, domethene ish-shoket a ish-miqte e tij te dikurshem do ta ndalte ne rruge; ndokush tjeter, sa ta shihte, padurimisht do te ngrihej me te shpejte nga ndonje lokal dhe do ta ftonte per te bere biseden e shumepritur per ndonje pune te re. Njeri syresh, koleg i Pavlit, perkthyes i njohur dhe editorialist te nje e perditshme, dashamiresisht e kish pyetur nje dite, kur e ndeshi ne ritualin e tij te perditshem, nese kishte zene pune gjekundi apo jo. Si me te qeshur i qe pergjigjur "Po, po vazhdoj te jem gjeometer!". "Epo shyqyr. S'e dija se kishe mbaruar te mesmen per teknik ndertimi". "Jo, jo c'ne, mas cdo dite rruget e kryeqytetit", e korrigjoi atyperaty shakane qe te mos e percillte gabimisht te qete e me humor me te ngritur tjetrin, i cili nenqeshi hidhur dhe i penduar se c'kishte dashur te permendte kotsekoti litarin..., kur gjithologonte per gjithcka ne editorialet e tij, po s'kish kellqe te ndryshonte gje prej gjeje ne pafatesine e tij.

- A thua e dine fort te dashtunit e mi, qe i ka keputur malli per te me pare emrin tim neper te perditshmet e me kerkojne, po, me kerkojne llogari per kete mungese te gjate, se edhe pse i qendroj me vetedije larg ca karuseleve mediatiko-politike, prapeseprape tentoj te botoj ndonje gje per kulturen ne ndonje gazete? Me rren mendja, mua te shkretit, per ndonje honorar, po, pse jo, edhe ta marre vesh dikush nga ish-shoket se jam ende gjalle. Shkoj, Pavli, e pyes per honorar, si te trokasesh ne porten e Hadit. Ju vete e sollet shkrimin, nuk ta porositem ne, apo jo!? Po ju a e shisni gazeten? - pyes financieren, qe si ne nje stafete hileqaresh ma caktojne medemek me me sqarue. S'dime gje ne, e dine shefat, ma pret shkurt, sikur te kishte perpara ndonje lypsar rrugesh e ta percjelle me nje "Zoti te dhashte". Te njejtin hall duket se kane edhe kolege te tjere, te punesuar ose jo, po s'bezajne. Ka syresh qe me krijojne pershtypjen e grevethyesve provinciale qe, ne kembim, kerkojne jo, po luten e lypin si fakira qe t'jua nxjerrin emrat ne faqe te pare dhe keshtu t'i gezohen permendjes se emrave ne te gjithe rubrikat e shtypit mengjesve qe ta degjojne bashkefshataret e tyre e te mburren me ta...Natyrisht as ata nuk bejne ze...Honorari i tyre fluturon ne eter... - Panair kotesish! - tha Pavli, pa e nuhatur fare marifetin e terapine qe po ndiqte miku i tij, duke i treguar hollesira qe, mbase ia kishte thene edhe me pare. I vuri vetes qellim qe t'ia largonte merzitjen, ta terhiqte ne shqetesimet e te njejtit komunitet per te cilin Pavli kishte pak kontakte e, gjithnje e me pak dijeni.

- Degjo Pavli, u trimerova nje dite, - zuri te tregoje dhe sakaq u kujtua se dikujt tjeter ia kishte rrefyer me pare kete fare trimerimi te tij, po kurresesi s'i binte ndermend se kujt ia kishte thene. - Cova per botim artikullin "Shkrimtare e gazetare te papaguar, bashkohuni!".

- Shih, shih paske perifrazuar sloganin e manifestit komunist! Kot thone se nuk je rinovuar ti! - ia beri Pavli dhe nenqeshi dhembshurisht per sinqeritetin e mikut te tij, i cili per njefare kohe qe aktiv ne politike dhe, pas zhgenjimeve te panumerta qe provoi, u largua shpejt e, megjithate per kete periudhe, ndante te njejtin mendim me mikun e tij, e quanin nje vetdamkosje te kote per nje njeri te letrave.

- Gazeta e pare ma refuzoi prerazi; redaktori i se dytes teksa nenqeshte me gjetjen time, me thote troc "A mos me don per shoqerues te pare si gjeometer, zoteri?", ndersa gazeten e trete me kot e pres...Ajo edhe kur nuk ka kronike te zeze per faqen e pare, ia gjen rrfanen dhe evokon ate qe ka ndodhur dje, ose pardje, ose para dyzet a pesedhjete vitesh me pare, mjafton te kete vrasje, te vrare, te plagosur, konflikte...

- Panair kotesish! - persedyti Pavli dhe pa oren me marifet pa e vene re miku i tij. Ky e kishte te veshtire te ruante masen e ndejtjes me te dhe, padashur, e tepronte dhe behej i merzitshem me dashurine e, pse jo me adhurimin e pabujshem qe kishte ndaj tij. Sidoqofte per Pavlin ishte perhere i dashur dhe i kendshem se, si te thuash, e flladiste me limfen e jetes, ajo qe i mungonte a e privonte duke ndenjtur ne zhguallin e tij dhe qe nuk ia kompensonin dot kurresesi dhjetera kanale televizive, interneti apo librat.

- Ende s'kane perfunduar sikleti dhe barrierat e njepasnjeshme te botimit te librit, si te thashe, kur qe, te shfaqet parasysh fytyra e nje miku te ri. Gjithcka ka rregulluar per bukuri ne jeten e tij te gjate drejtorore. Ah, po, me doli nga mendja. Jam i sigurt se i ka mbetur ende pa u pergatite vetem...epitafi. Sikur te me jepte nje honorar te mire, sinqerisht, do t'ia kisha qendise e mbylle ne zarf, me shenimin testamentor "Te hapet diten e mbrame te tij". "S'me leni ju pa m'i shkrue dy rreshta mbi rrase te vorrit!"- ma kujton nganjehere detyren time ekskluzive per te, si i fushes. Miku, sa here me ndesh, me paralajmeron me nje ton konfidencial sa me te thane mendja se nga meraku s'e ze gjumi i darkes sa ta shtije ne dore librin tim: "Ndigjo ketu! E kam zane radhen une i pari me ma dhurue librin! Me autograf, e? Me e dite ti se cfare reklame te baj nder da shoke te mi, kur rrime bashke e pijme kafe e ndonje gote raki, per bese, vjen e ma bjen librin vete drejt nga shtypshkronja e te shtepia, ne kat te dhjete, pa prite fare ashensorin, apo ka a s'ka drita! Po sa sukses qe kam, mor burre! C'pasuri po i le ketij vendi ti!" I papuni, ia plotesoj enkas frazen e fryre si bushiq, gjoja per ta prekur ne seder, per ta shfryre ca, thuajse edhe ai eshte pjese e pergjegjesise, packa se nuk e pyet me kush per te gjalle. Po ai, monumenti i kamjes se dyshimte, s'ndihet gjalle. Si njeriu qe ne nje mort ka mermeritur me dhjetera here, duke shtrenguar doren "Te rroni vete!". E, une sipas parimit "bjeri pragut te degjoje porta" gjej nje shteg tjeter duke ia nepermendur historine gazmore me nje shok te Universitetit, mesues dhe tregtar (gjithnje vetem pasditeve) ne kryeqytet. Ai nje dite pasi kishte pare kroniken televizive per promovimin e nje libri tim (si per shyqyr, bash ate dite me komunikuan edhe largimin nga puna) gati ma kishte urdheruar nje kolegen time "Ta don Petroja librin tend te fundit, me autograf vec!". "Vertet?"- e kisha pyetur kolegen. "Atehere, pra m'i thuaj Petros qe, para se t'ia dergoj librin tim me autograf, dua prej tij, por, ama, pa autograf: dy kg sheqer, dy kg miell, dy kg oriz, dy shishe vaj "Floriol", dy shishe vaj ulliri..."Edhe dy litra raki? - me pat nderprere kolegia, pasi ne ate kohe Zoti ende s'me kishte kaluar ne defterin e madh te diabetikeve. "Po, tamam, edhe dy litra raki qe te ngre edhe ndonje shendet per Petron e Tirane-zuar! Pashe nderin e, cfare kujton ai se e kam gjete ne rruge te madhe apo e kam blere te tregu i shumices?!

- Panair kotesish! - tha Pavli qe, megjithese i kish degjuar edhe here te tjera keto histori, nuk i ra ne erz dhe beri gjoja se po i degjonte per here te pare. Ndersa ndryshe mendoi miku i tij. Tani, mbase, eshte koha. Dhe e pyeti:

- Pa t'i leme keto. Po c'paske sot keshtu, qenke i mbushur si asnje dite tjeter? - Kam dale te mbroj r(r)asen e re te lakimit te emrit... - Nuk e kam idene se cfare ke shpikur, po ky nuk duhet te jete rast per t'u hidheruar, apo jo? Nuk i thone pak; ke shpikur nje rase?!

- Ty te kam mik te vjeter dhe do te ta them. Ja, emerore solidariteti; gjinore (i,e) solidaritetit, dhanore...

- E mora vesh lakimin dhe ku do te dalesh...Rasat e tjera, leri se i bej vete tani...

- Jo, te lutem, me ler te vazhdoj se ketu eshte i tere sekreti. E si do t'i besh vete, kur s'te kam thene ate, me kryesoren?! Dua ta degjosh ate, rasen qe kam krijuar vete Made in Pavli, eshte origjinale, e padegjuar...Pra, kallezore solidaritetin; rrjedhore prej solidaritetit...

- E, c'rase paskesh krijuar atehere?!

- Dale, prit, o i uruar, raca shqiptare, me fal r(r)asa, po i them puro shqiptare ben: hic solidaritet!

- Mos po e tepron?

- Shqiptare: hic teprim!

- Te lutem, do llafosemi apo...

- Shqiptare: llafkot!

- Ou! - ia beri dhe, sikur te mos e kishte gjetur ne ate deshperim te thelle, pa kafe perpara, pa cigare qe s'e ndante nga buza, do te ishte ngritur vrik nga tryeza per ta lene ne vetmine e vet qe t'i bluante ngadale te gjitha racat dhe rasat e, bashke me ate qe kishte krijuar vete, te cilen bente sikur e ngaterronte enkas here me racen shqiptare e here me rrasen...

- Ty te kam mik te vjeter dhe do te ta them troc: kam tre muaj qe jam torbebosh, proletar troke fare, qe s'coj asnje kacidhe leku ne shtepi, mor burre...Se mos vume dhjame ne!...S'di si ia dalin djemte me bursat!...E di se me vjen turp te shkoj ne shtepi, me beso! Lirakut sikur i ra qielli mbi koke. Kurre s'do ta besonte kete sikur mos ta degjonte vete nga goja e Pavlit, madje ne nje cast te tille deshperimi.

- Po me vjen vertet keq. Hajde, cohu, vemi te bankomati ketu afer. Kam karten e sime shoqeje. Te vetmen prone qe zoteroj eshte ajo...Per karten, po them, mos qesh. Karten, zoteri, karten, thashe, si hidhet perpjete tjetri...Rrogen e kam terhequr, po do marrim nga overdrafti, pune e madhe...Merr fryme njehere ti, pastaj...

- Pak ke ti hallet tuaja...Dje te jane bere plot njemijeetreqindepesedhjete dite pa pune...I numeroj cdo dite qe kalon. A e di se nga klasa e pare deri ne te shtaten kam mbajtur kalendarin natyror te klases sime? Qe atehere magjistricat parashikuan se do te behem kuader une!... - Hajde, cohu tani e vemi te bankomati e te pijme nga nje gote per shyqyr se, ne dy barone-teneqe do te behemi zengjine te medhej.

- Ne asnje menyre s'i marr, mos ngul kembe!... - Je, ne terezi, apo jo?

Keto halle i kemi pase edhe here te tjera. Medet, si erdhen kohet! Dikur ne fund te pesembedhjeteditshit conim femijet te shisnin shishet e kavanozat dhe e shtynim ndonje dite me to, po tani c'te shesim? Po, me fal se po te pyes edhe njehere c'ke keshtu sot qe je kaq i mbushur?

Pavli e veshtroi dashamiresisht, si njeriu qe mes dy zgjedhjeve, ka zgjedhur te paren, heshtjen e dashamirte. Hodhi nje veshtrim rreth e rrotull se mos njihte njeri per t'i kerkuar cigare, po pa rezultat. Sikur u ndesh serish me imazhin e atij tjetrit, me te cilin ishte takuar pak me pare dhe nuk mundte ta mbante me:

- Pak para teje kaloi kendej, me pa dhe ndaloi poeti me pantallona te shkurtera. Keshtu se kush i tha per here te pare, kur na erdhi ne shtepi botuese dhe, keshtu, i mbeti buckos. U mora une me doreshkrimin e tij derisa i nxorem librin e pare poetik. S'mbet kush pa nderhyre. Te jemi mirenjohes perjete, mbaj mend qe me thane ato dite poeti me pantallona te shkurtera, babai i tij, mema, i tere fisi, i cili, me sa duket, ushqente shpresa te medha te talenti i tij...Xhaxhai i tij qe atehere me quan mik shtepie. S'i kam kerkuar kurre ne jeten time harac. Kur e pashe perpara meje, ja, ketu ku je ulur ti tani, m'u ngjallen shpresat. U bera supersticioz. Te m'i kete degjuar Zoti hallet e mia? Une me te s'i kam as marredheniet e mira. Kujtohem per te vetem, kur me ze rrugen, syte e gjithcka tjerter ndonje hall, - mendova nje cast pa ndonjefare pendimi. T'me pikoje dicka nga mbrothesia e poetit me pantallona te shkurtera?! I tregova te verteten, se vete me pyeti i pari. He, tani e kuptoj perse me pyeti, qerratai. Atyperaty nxori nga canta e shpines nje liber. Nderkohe me rrefeu se drejton nje OJF, dicka si per te drejtat e njeriut, nese e kam marre vesh mire. Dhe, si nje strateg me tregoi shtrirjen, bemat, projektet...E perkthen dot kete liber? Vecse me duhet shpejt! Shpejt thua? Rekord do te thyej. Dakord! Me nxori vete nga sikleti per shperblimin. Shpetova, thashe me vete, kur me zuri ne goje edhe paradhenien. S'do te shkoja ne shtepi torbebosh, une Santiagoja*...E di qe ka shkuar pese dollare faqja? Dakord, po edhe ndonje gje ti per vete do te marresh apo jo? - i them. Po me bente nder te madh, e meritonte. Po me nxirrte nga situata. Sigurisht, sigurisht, po une perse ndalova ketu tek ti? Per t'u falur me nje monument? Atehere e bejme keshtu: "Ti dy dollare, une tre dhe emri im ne frontespic!" Cfare thua, more cun, je ne terezi?! Kujt po i flet keshtu? Me mire dy se pa gje fare apo jo? Eshte ekonomi tregu, Pavli! Ik, sikterisu! Dhe, te them te drejten, nuk di se cfare mund t'i kem thene tjeter gjersa e shporra nga lokali. Po, per nje gje jam i sigurte, s'ka per ta harruar kurre per tere jeten!...Atehere kamte drejte apo jo? Raca shqiptare, domethene, r(r)asa e re shqiptare ben: hic solidaritet!

BOX

Kush eshte Kujtim Dashi

Q e n e krye t e heres, duhet kujtuar se publicisti dhe shkrimtari Kujtim Dashi ka qen e kryeredaktori i par e i gazetes Koha Jon e (fillimisht lokale). I lindur ne qytetin e Shkodres me 15 Korrik 1951, n e mesin e viteve pesedhjete shperngulet familjarisht ne Lezhe. Ka mbaruar Institutin e Larte Pedagogjik per gjuhe-letersi shqipe n e vitin 1975.

Ne jeten e tij ka punuar si librar, mesues, gazetar, punetor dhe politikan etj. Gjithsesi, baza, i ka mbetur krijimi letrar...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›