Shqiperia kampione ne Europe per vrasjen e te rinjve
TIRANE - Shqiperia eshte nder vendet e para per numrin e vrasjeve te te rinjve ne Europe. Shifra tronditese eshte bere publike nga nje raport i Organizates Boterore te Shendetesise ne lidhje me vdekshmerine e te rinjve ne kontinentin e vjeter. Ne nje radhe me Shqiperine jane vende te tilla si Rusia apo Kazakistani ku numri i te rinjve te vrare eshte me i larte. Organizata Boterore e Shendetesise ka publikuar se me shume se 15 mije europiane te rinj e humbin jeten ne akte te dhunes per cdo vit ndersa rreth 40 per qind e vdekjeve jane pasoje e vrasjeve me thika. Ne nje raport mbi dhunen ne Europe OBSH-ja tha se 40 vdekjet ne dite nga armet e ftohta dhe sulmet tjera jane humbje shume e madhe per shoqerine.
ARMET PA LEJE
Studimi i OBSH-se ka zbuluar se mbajtja e thikes eshte e zakonshme ne shume vende europiane dhe se kete e praktikojne rreth 12 per qind e te rinjve. Shkalla me e larte e vrasjeve eshte ne Rusi Shqiperi Kazakistan dhe shume vende te Europes Lindore. Menyra te tjera te zakonshme per vrasjen e te rinjve jane mbytja ne uje apo qellimi me arme ndaj tyre. Gjithashtu dhe dhuna vdekjeprurese eshte shume me e perhapur. Eshte llogaritur se 20 prej viktimave ne radhet e te rinjve kane nderruar jete ne spital si pasoje e rrahjeve. Drejtorja rajonale e OBSH-se Suzana Jakab e cila prezantoi raportin tha se keto vende kane shume per te mesuar. Ato duhet te pershtatin pervojat e disa prej vendeve me te suksesshme europiane per parandalimin e dhunes. Ajo tha se nese autoritetet do te rrisin investimet dhe te perqendrohen ne politikat e parandalimit te dhunes ne te gjitha shume fushat e qeverisjes ne Europe mund te shpetojne rreth 13 mije te rinj nje vit.
MENYRAT E PARANDALIMIT
Ne raport behet thirrje per qeverite e vendeve me numrin me te larte qe te shikojne shkaqet prej te cilave vjen dhuna. Politikat per te parandaluar dhunen duhet te behen ne shume sektore perfshire shendetesine arsimin mireqenien punen si dhe drejtesine penale. Nga te dhenat e mbledhura eshte mesuar se ngacmimi ne shkolla dhe ne komunitet rrit rrezikun e te rinjve per tu perfshire ne dhune. Gjithashtu dhuna ka lidhje shume te forta dhe me alkoolin perdorimin e droges dhe mbajtjen e armeve ne menyre te paligjshme. Hartimi i politikave dhe shpenzimi i parave per implementimin e tyre ka kosto me te ulet se vdekjet e shkaktuara nga dhuna thuhet ne raport.
22 Shtator 2010