E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos kuneterit arrestohet 35-vjecari



ELBASAN - Sherri me kuneterit e tij e ka cuar ne pranga nje 35-vjecar. Burime nga Policia e Elbasanit kane bere te ditur se dy dite me pare eshte bere arrestimi ne flagrance i Pellumb Cekojas 35 vjec banues ne lagjen 5 Maji Elbasan. Burime nga policia lokale thane se venia ne pranga e tij eshte bere pasi ne te njejten lagje 35-vjecari per motive te dobeta ka goditur me sende te forta kuneterit e tij shtetasit me inicialet P. B. 42 vjec dhe G. B. 34 vjec qe te dy banues ne lagjen 5 Maji. Burime nga policia thane se me te marre informacionin kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane bere ndalimin e te dyshuarit si dhe dergimin ne spital te te plagosurve. Te demtuarit ndodhen ne Spitalin kirurgjik Elbasan jashte rrezikut per jeten tha policia.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›