E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet tre te rinj vihen ne pranga



TIRANE - Tre te rinj jane arrestuar nga policia e Tiranes per vepra te ndryshme penale. Uniformat blu thane se eshte ndaluar Besnik Sedja 37 vjec. Prangosja e tij eshte bere se dy dite me pare ne mesdite ne Rrugen e Elbasanit ne bashkepunim me nje tjeter person i kane vjedhur portofolin me 300 euro nje gruaje. Po ashtu efektivet e Komisariatit Nr. 1 kane ndaluar Kledis Hysen 26 vjec pasi ne bulevardin Deshmoret e Kombit ka thyer xhamin e nje makine dhe eshte kapur ne flagrance duke vjedhur kasetofonin e ketij mjeti. Ne nje tjeter aksion efektivet e Komisariatit Nr. 2 kane bere kapjen ne flagrance te Milard Sadikut 18 vjec banues ne Tirane sepse dje rreth ores 1920 ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne bashkepunim me nje bashkemoshatarin e tij i kane vjedhur nje shtetaseje nje varese floriri.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›