Vodhi Posten Nr. 8 ndalohet Belina
TIRANE - Vjedh posten bie ne pranga. Policia e Tiranes ka arrestuar te henen nje 28-vjecar pasi dyshohet se eshte autor i vjedhjes ne bashkepunim te nje filiali poste ne Tirane. Ne pranga ra shtetasi Lucjano Belina 28 vjec lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes. Ndalimi i tij u be ne baze te urdhrit te ndalimit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane sepse dyshohet se i lartpermenduri me date 24 gusht 2010 ne bashkepunim me shtetasin Bimi Mborja i arrestuar ne rrugen Sulejman Delvina ne Posten Nr. 8 Tirane ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur shumen e parave prej 37 000 lekesh prerje 500 lekeshe dhe 18 kupone per karte identiteti. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te vjedhjes.
22 Shtator 2010