Shqipëria, kapërcim 11 vendesh në renditjen FIFA

Nga Klodiana Bufi
Dy barazimet 0-0 të Shqipërisë me Slloveninë në Shkodër dhe Bullgarinë në Sofje i dhuruan kuqezinjve një kapërcim prej 11 vendesh në renditjen botërore të FIFA-s ku marrin pjesë 205 vende. Shqipëria në renditjen e muajit prill ndodhet në vendin e 77, nga vendi 88 ku renditej në muajin mars. Kombëtarja shqiptare ka marrë edhe një bonus prej 45 pikësh në raport më një muaj më parë, kur tani kemi 406 pikë. Shqipëria ndodhet menjehërë pas Sllovenisë , që ka humbur katër vende në klasifikim dhe tani ndodhet në vendin e 76 me 419 pikë (-19 pikë më pak se në muajin mars). Pas vendit tonë në renditjen botërore ndodhet Iraku, që ka ngjitur gjithashtu katër vende në renditjen botërore në krahasim me muajin mars 2007. Renditja më e mirë e Shqipërisë me sistemin e ri të llogaritjes është ajo e muajit gusht 2006, kur ndodheshim në vendin e 62. Në grupin tonë, Holanda vazhdon dominimin me vendin e 6-të më të mirë në botë (+1 vend, 1302 pikë), Rumania nuk ka lëvizur nga pozicioni 14 (929 pikë); Bullgaria është ngjitur një vend dhe tani renditet e 38-a (695 pikë); Bjellorusia ka marrë një bonus +3 vendesh dhe tani është në vendin e 63-të (475 pikë). Edhe Luksemburgu është ngjitur 1 vend dhe tani rendit në vendin e 177-të me 38 pikë. GRUPI G, RENDITJET E MUAJIT PRILL 2007 6. Hollanda 1302 pikë (+1) 14. Rumania 929 pikë (-) 38. Bullgari 695 pikë (+1) 63. Bjellorusia 475 pikë (+3) 76. Sllovenia 419 pikë (–4) 77. Shqiperia 406 pikë (+11) 177. Luksemburgu 38 pikë (+1) RENDITJET E VITIT 2007 PËR SHQIPËRINË * Prill, vendi 77 * Mars, vendi 88 * Shkurt, vendi 87 * Janar, vendi 86 RENDITJET E VITIT 2006 PËR SHQIPËRINË • Dhjetor, vendi 87 • Nëntor, vendi 86 • Tetor, vendi 88 • Shtator, vendi 75 • Gusht, vendi 62 • Korrik, vendi 65 • Qershor, vendi 85 • Maj, vendi 85 • Prill, vendi 86 • Mars, vendi 88 • Shkurt, vendi 82 • Janar, vendi 83