E Shtunë, 31 Tetor 2026

CSKA e Sofjes pas Altin Lalës dhe Besart Berishës

Nga Reshat Ibrahimi
ASA (Albania Sport Agency) - Futbollistë të Kombëtares shqiptare janë vënë në shënjestër të skuadrës kampione të Bullgarisë, CSKA nga Sofja. Kështu në planet e tyre gjendet kapiteni Hanoverit, Altin Lala, lojtar i pazëvendësueshëm në përbërjen e ekipit gjerman. Ndërkohë sulmuesi i Hamburgut, Besart Berisha është poashtu në listën e kampionit të shumëfishtë të Bullgarisë. Përvec Berishës, të "kuqtë" nga kryeqyteti bullgarë janë të interesuar edhe për golashënuesin e Bundesligës së dytë të Gjermanisë, Edmond Kapllani, futbollist i Karlsrues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›