Çudia/ Për Soccerstand.com, Kongo-Shqipëri 0-0 deri në minutën e 27

Edhe pse ndeshja miqësore ndërkombëtare Kongo-Shqipëri është anuluar zyrtarisht prej disa ditësh për një nga sitet më prestigjiozë në internet, kushtuar tërësisht rezultateve live, ajo vazhdon të luhet., madje në këtë moment: ora 18:57, kur shënohet edhe minuta 27 e takimit, rezultati sipas "Soccerstand.com" është 0-0. Nuk dihet nëse do të ketë gol në këtë ndeshje, pasi duhen edhe rreth 60 minuta lojë. Ndoshta do të jetë Igli Tare që do të shënojë, se ai priste të zhbllokohej në kundër Kongos...
Nga kjo gafë ka shpëtuar siti "livescore.com"