Shqipëria kërkon të njihet si palë fituese pas Luftës I Botërore
Shqiptari i njohur Kostë Çekrezi sërish ka shkruar letër në “The Times”. Krijimi i qeverisë së re në dhjetor 1918. Mirënjohje për Italinë
Kostë Çekrezi
Në një artikull timin, i cili u botua në një nga rubrikat e gazetës tuaj më 20 tetor të vitit të kaluar, unë diskutova problemin e Shqipëri në lidhje me përpjekjet e forcave Aleate në drejtim të saj, me një theks të veçantë, trajtimin e saj nga Aleatët fitimtarë. Unë shtrova pyetjen lidhur me çështjen nëse shqiptarët do të lejohen të krijojnë një qeveri të tyren.
Krijimi i qeverisë
Përgjigjja rreth çështjes time erdhi javën e kaluar përmes një kabllogrami nga ministri i ri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë drejtuar Federatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë, më datë 23 janar, e cila njofton krijimin e qeverisë së re shqiptare me kryeqytet të përkohshëm Durrësin. Qeveria e re është e përbërë nga anëtarët si më poshtë:
President – Turkhan Pasha, ish-kryeministër i Shqipërisë
Zëvendëspresident – Preng Bib Doda, princi katolik i Mirditës
Ministër për Punët e Jashtme – Mehmet bej Konica, ish-ministri shqiptar për Greqinë
Ministër i Brendshëm – Mehdi bej Frashëri, ish-guvernator i Durrësit
Ministër i Arsimi – Luigj Gurakuqi, ish-drejtori i Shkollës Normale të Elbasanit
Ministër i Drejtësisë – Peter Poga, edhe më parë ishte në të njëjtën detyrë
Ministër i Ekonomisë Kombëtare - Lef Nosi, ish-drejtues i Postë Telegrafit
Ministër i Financës – Feizi bej Alizoti, ish-ministër i Brendshëm
Ministër pa portofol – Mufid bej Libohova, Majkëll bej Turtulli, Mitat bej Frashëri dhe Monsinjor Bumçi, Bishopi Katolik i Alessio-s.
Formimi i këtij kabineti të ri, në të cilin Partia Nacionaliste mban shumicën e posteve, është vullnet i vendosur nga populli shqiptar, i dalë nga Asambleja Kombëtare, e cila ishte mbajtur në Durrës më 23 dhjetor 1918. Veç kësaj, qeveria e re është përpiluar, siç shihet edhe nga lista, pa diskriminuar besimet katolike, myslimane dhe ortodokse.
Mirënjohje për Italinë
Formimi i kësaj qeverie të re shënon “de fakto” rifutjen e Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm në çështjet e Ballkanit; Ministri i Jashtëm tashmë ka shpallur synimin të sigurojë njohjen e Shqipërisë në anën e forcave Aleate, gjë që Italia ia kishte premtuar më parë se do t’ia garantonte, pasi i detyrohej falë pushtimit që bëri në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe për lejimin e delegacionit shqiptar që të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Këto thuhen në përmbajtjen e të njëjtit kabllogram.
Në anën tjetër, krijimi i qeverisë së re tregoi se Italia, nga ana e saj, përfundimisht ka bërë politikën e rikthimit të Shqipërisë si një shtet i pavarur dhe për këtë shqiptarët duhet të shprehin falënderimet e tyre të thella ndaj qeverisë së Romës.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 31 janar 1919
Kjo është letra e dytë që përfaqësuesi shqiptar në Shtetet e Bashkuara boton në gazetën amerikane
Titulli është redaksional
Përgatiti Albert Gjoka
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
Replikat e Kostë Çekrezit me grekët në “The New York Times”
Përgjigjja që i dha në gazetën amerikane përfaqësuesi i njohur i komunitetit shqiptar në fund të vitit 1918
Polemikat e ashpra që u bënë me zotin Metaksa, përfaqësues i komunitetit grek në Shtetet e Bashkuara
Pretendimet helene për Jugun e Shqipërisë dhe kërkesa e Çekrezit drejtuar kundërshtarit të tij
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
15 Korrik 2008