Shqipëria në flakë, regjistrohen të plagosur dhe dëme të mëdha
Vatra zjarri në Vlorë, Fier, Lushnjë, Kavajë dhe Mallakastër. Një i plagosur dhe dëme të shumta materiale në zonën e Orikumit
Shqipëria është përfshirë nga flakët e zjarrit në pjesën e ultësirës perëndimore, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale. Burimet zyrtare raportojnë për vatra zjarresh në Vlorë, Fier, Lushnjë, Mallakastër, Kavajë dhe Fieri. Dëmet më të mëdha u shkaktuan në afërsi të qytezës së Orikumit, ku është djegur një person nga flakët, ndërsa janë shkrumbuar disa banesa. Mes tyre ishte edhe një fabrikë e prodhimit të ujit në Fushë Dukat, e cila ka pësuar dëme të konsiderueshme. Burimet policore raportojnë për dy persona të arrestuar, shtetasit Fiqiret Murizi nga Lushnja dhe D. Abazi nga Mallakastra. Me gjithë masat e marra, sërish strukturat e Emergjencave Civile nuk janë në gjendje të përballojnë vatrat e shumta në disa zona të vendit, pasi flakët favorizohen edhe nga temperaturat e larta.
Dëmet në Orikum
Një vatër zjarri është konstatuar në orën 13.30 në fshatin Fushë Dukat në rrethin e Vlorës, ku përmes erës, flakët janë shtrirë në gjithë zonën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kodrat e qytezës turistike të Orikumit, rreth 20 km larg Vlorës.
Për pasojë zjarri përfshiu fabrikën e prodhimit të ujit që ndodhet në fshatin Fushë Dukat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Pronari i kësaj fabrike, Tanush Mëhilli, tha se "dëmi llogaritet të ketë kaluar 10 milionë lekë dhe rrezikon mbylljen e aktivitetit". Nga të dhënat, rezulton se zjarri ra fillimisht në orën 13:30 të ditës së hënë në kodrat e fshatit Fushë Dukat dhe për shkak të erës së fortë u përhap dhe në kodrat e qytezës turistike të Orikumit, duke dëmtuar dhe tre shtëpi banimi, dy në fshatin Fushë Dukat dhe një në Orikum, si dhe një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.
Kryetari i Bashkisë së Orikumit, Kanan Braho, tha se "zjarri i rënë rreth orës 13 :30 në afërsi të qytetit të Orikumit, shkaktoi plagosjen e një personi, identiteti i të cilit ende nuk dihet ende.
Zjarr në zonat turistike
Zjarre të madh përfshinë prej orësh pyjet në dy zona turistike në rrethin e Fierit, në Darëzezë të komunës Ndërmenas dhe në Seman. Burime nga reparti zjarrfikës në Fier thanë se "zjarri në masivin pyjor të Darëzezës u shfaq në orën 14:30 të ditës së djeshme, ndërsa më pas u evidentua një vatër tjetër në pyllin e Godullit, në bregdetin e Semanit". Forcat zjarrfikëse shuan dje pasdite zjarrin e rënë në zonën turistike të Darëzezës, rreth 18 km larg Fierit, pas një operacioni që zgjati gati katër orë. Në operacion u angazhuan 5 zjarrfikëse të Fierit dhe 2 nga Berati. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse janë angazhuar në shuarjen e vatrës tjetër të zjarrit në pyllin e Godullit, në bregdetin e Semanit. Flakët e këtij zjarri sipas burimeve nga vendngjarja favorizohen nga era e fortë. Dy zjarre, shkaqet e të cilave ende nuk dihen, përfshinë njëra pas tjetrës, nga ora 14:30, kodrat me shkurre në Darëzezë të komunës Ndërmenas dhe në Seman.
Dy arrestime
Dy persona janë arrestuar për zjarrvënie në rrethet e Mallakastrës dhe të Lushnjes.
Policia e Mallakastrës ndaloi dje një person, i cili dyshohet si autor i një zjarri, që përfshiu pyjet me pisha në fshatin Rribas, të rrethit të Mallakastrës. Sipas burimeve zyrtare, "58-vjeçari D. Abazi u ndalua nga policia, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në pyjet me pisha në fshatin Rribas". Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse dhe banorëve të zonës, zjarri shkaktoi dëme në një sipërfaqe të vogël. Ndërsa për shkak të zjarrit të rënë në një ullishte në fshatin Shënpremte në rrethin e Lushnjës, policia ka prangosur shtetasin Fiqiret Murizi.
Zjarre u shënuan edhe në zonën e Kavajës. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se rreth orës 14.20 të ditës së djeshme u regjistrua një vatër zjarri në kodrat e fshatit Harizaj të komunës Lekaj, në rrethin e Kavajës, e cila përfshiu një sipërfaqe me barishte. Ditët e fundit janë përfshirë nga zjarret shumë rrethe të vendit, si Gjirokastra, Saranda, Berati, Hasi, Shkodra, Elbasanit, etj. Policia ka arrestuar disa persona. Por vatrat e zjarrit janë nxitur për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë prej dy javësh.
LUSHNJË
Zjarr në ullishtën e Shënpremtes
Arrestohet Fiqiret Murizi
MALLAKASTËR
Zjarr në pyjet e fshatit Rribas
Arrestohet D. Abazi
FIER
Zjarr në zonat turistike të Darzezës dhe Semanit
Nuk ka asnjë person të arrestuar
KAVAJË
Zjarr në kodrat e fshatit Harizaj të komunës Lekas
Nuk ka asnjë person të arrestuar
VLORË
Zjarr në Orikum. Digjet Fabrika e Ujit dhe tre banesa
Nuk ka asnjë person të arrestuar
15 Korrik 2008