E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria kremtonditën ndërkombëtaretë librit

TIRANË- Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, zhvilloi një sërë veprimtarish promovuese për libra të rinj si dhe një panair, në të cilin morën pjesë disa shtëpi botuese, si "Toena", "Dudaj", "Arba", "Onufri", "Dituria", etj.

Gjatë këtyre aktiviteteve u organizuan edhe tryezat "E ardhmja e fjalës së shtypur në epokën dixhitale", "Letërsia shqipe dhe njohja e saj jashtë vendit", ku morën pjesë specialistë të fushave përkatëse nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, shkrimtarë, botues, etj., të cilët shprehën mendimet e tyre në lidhje me tematikat e shtruara.

Në panairin e organizuar në oborrin e fakultetit ekspozuan botimet e tyre edhe disa shtëpi botuese që pak kohë më parë janë larguar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë për të formuar Shoqërinë e Librit Shqip. Në lidhje me këtë kryetari i SHBSH-së, Petrit Ymeri, tha se libri nuk ka kufizime dhe është e drejta e lexuesit të zgjedhë atë që preferon siç është e drejta edhe e shtëpive botuese të krijojnë shoqëri.

Ka vite që çdo 23 prill, në pesë kontinentet, festohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, një ditë e caktuar nga UNESCO në nderim të shkrimtarit të shquar anglez, Shekspir, i cili më 23 prill ka dhe ditën e lindjes. Po në këtë ditë ka vdekur Miguel Servantes dhe Inca Garcialaso de la Viega, etj. Prej vitit 2001 edhe Shqipëria, i është bashkëngjitur vendeve të botës për festimin e kësaj dite të shënuar të dijes, nën moton "një libër, një lule".
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›