Dita e librit botuesit ne fakultetin e Filologjise

Një ditë para datës që i kushtohet librit dhe letërsisë, botuesit dhe fakulteti i Histori-Filologjisë ka vendosur të afrojnë librin me studentët e petagogët. Rreth dhjetë subjekte botuese kanë krijuar ministenda për ta shndërruar këtë, në një ditë të komunikimit me letërsinë.
“Ndoshta të ndikuar edhe nga koha e bukur, studentët kanë qenë këtu gjatë gjithë ditës”- thotë botuesi Petrit Ymeri.
Aurela Papadhima: Po ju, a i keni joshur ndopak me çmime?
“Kemi pasur ulje çmimesh nga 20-50 %. Kemi çmime inkurajuese. Është një ditë e bukur, një ditë e vërtetë libri që largon mendjen e njerëzve nga politika. Libri është ndryshe nga politika”- thotë Ymeri.
Studentët nuk kanë qenë aspak indiferentë dhe kanë pasur mundësinë të zgjedhin, ndoshta duke përfituar edhe nga një zbritje e vogël në çmimet e librave. Gjatë ditës në fakultetin e Filologjisë janë organizuar edhe tryeza diskutimesh për Gjuhën e Letërsinë, ndërsa një pjesë tjetër e botuesve e festuan ditën botërore të librit me një panair në Vlorë.
Aurela Papadhima