Ndahet nga jeta veprimtari Hasan Xërxa
Nga Express më 09 prill 2011 në ora 18:41
Në moshën 97-vjeçare ka vdekur të enjten në Prizren Hasan Rema-Xërxa, i njohur si veprimtar i çështjes kombëtare.
I ndjeri ka qenë anëtar i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare që nga themelimi i saj. Ka kontribuar shumë edhe në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës në Kosovë. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai ka qenë i arrestuar dhe ka kaluar nëpër kazamatet serbe si i burgosur politik për shumë vite.
Mbledhja përkujtimore në nderim të të ndjerit do të mbahet nesër, të dielën në orën 11:30, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ndërsa varrimi bëhet në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Prizren.