Durrës, banorët e plazhit ankohen për tensionin
21/10/2009 “Energjia nuk vjen më shumë se 150 volt në banesa”. Zgjidhja, kabinat e reja
DURRES- Ngarkesa në kabinën elektrike në shumë zona të Plazhit në Durrës ka sjellë probleme lidhur me tensionin. Ankesat në OSSH-në e Durrësit janë paraqitur nga një numër i madh familjesh që banojnë nga Rrota e Kuqe, tek Frigoriferi dhe deri tek Apolonia. Probleme lidhur me tensionin e dobët në matësit e familjeve janë shfaqur në apartamentet dhe lokalet në të djathtë të rrugës Ura e Dajlanit-Plepa.
Shqetësimi
Sipas përfaqësuesit të kompanisë së huaj që administron shpërndarjen e energjisë në linjat e Durrëst çështja është e njohur por zgjidhja mbetet në vendimin e banorëve për të ndërtuar kabina të reja. Banorët janë ankuar se në shtëpitë e tyre tensioni nuk është më shumë se 150-160 volt, ndërsa llambat ekonomike nuk ndizen fare. Zona në këtë pjesë të Plazhit është populluar së tepërmi dhe familjet kanë shtrirë kabullin elektrik për të marrë energji në kabinën më të afërt pa menduar për ngarkesën. Sipas ish-drejtorit të KESH-it në Durrës, Agron Seserit, që sot është në cilësinë e përgjegjësit të filialit të OSSH-së në Durrës zgjidhja duhet kërkuar në ndërtimin e kabinave të reja, vendosjen e transformatorëve të fuqishëm dhe shtrimin e linjave të rregullta. Seseri ka bërë të ditur se çdo zgjidhje e ardhur në rrugë private nga familjarët është e përkohshme dhe me pasoja për një furnizim normal dhe serioz me energji. Blloqe të tëra me pallate, shtëpi e lokale kanë dëshmuar për të njëjtin shqetësim lidhur me tensionin. Shtrirja e rrjetit 20 kv në Plazh ka ulur ndjeshëm humbjet dhe ka dhënë zgjidhje të mirë për shumë aktivitete si në periudhën e verës edhe në dimër, por mbetet ende pa zgjidhje rrjeti sekondar. Në një kabinë ka me dhjetëra lidhje legale e ilegale duke krijuar rrjet “merimangash” brenda dhe jashtë kabinës elektrike. OSSH ka vendosur të ndërhyjë për të disiplinuar ngarkesën në të gjithë territorin e saj në Durrës dhe ka nisur veprimet e para në lagjet kryesore të qytetit për të vijuar në muajt e mëpasmë edhe në Plazh.