Shqiperia marreveshje me Maqedonine per mbrojtjen e rajonit Oher-Prespe

Për mbrojtjen dhe menaxhimin e përbashkët të rajonit Ohër-Prespë Shqipëria dhe Maqedonia kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për t’i hapur rrugë krijimit të rezervës së biosferës si një ekosistem të madh dhe të larmishëm në të dy anët e kufirit me synimin për të marre statusin ndërkombëtar dhe pranimin nga UNESCO.
Për zgjerimin e ekosistemit natyror në territorin helen Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka ftuar dhe palën greke të përmbyllë një dekleratë të tillë.
“Insitutucionet e të dy vendeve tona me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombetarë do të punojnë ngushtësisht që të përmbushin të gjitha obligimet që i gjithë rajoni Oher-Prespë të marri statusin ndërkombëtar atë të biospheres dhe të pranohet nga UNESCO për një zhvillim pozitiv dhe të qëndueshëm për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e biodiversitetit.
Deklarata që ne nenshkrujmë sot me palën Maqedonase është e hapur edhe për Greqinë, që rezerva e Biosferës në të ardhmen të zgjerohët më tej me ekosistemet natyrore që shtrihen në pjesën Greke të Prespës.
Ky proces qe ne kemi nisur eshte plotesisht ne perputhje me objektivat dhe synimet e deklarates se nenshkruar edhe nga vendet tona per Basenin e Drinit, ne kuader te Dialogut te drinit, pjese e te ciles eshte edhe zona qe ne synojme ta shpallim si zone Biosferë”- deklaroi minsitri Mediu.
Nga ana e tij homologu maqedonas Abdilaqim Ademi u bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave dhe udhëheqësve të parqeve nacionale me qëllim që ta nxisë gatishmërinë për një bashkëpunim ndërkufitar dhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme të subjekteve lokale.
“Njeriu dhe Biosfera ”. Me konceptin e UNESCO-s rezervati biosferik bëhet përpjekja për harmonizimin e nevojave për një jetë më të mirë të popullatës lokale, me nevojat për ruajtjen e zonës në tërësi, gjatë të cilës moment kyç është shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore përkatësisht ruajtja , madje edhe ripërtëritja e funksioneve të ekosistemeve”- theksoi ai.
Qeveria Shqiptare e konsideron basenin e Ohrit dhe Prespës zonë me rendësi të madhe natyrore me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Në këtë rajon Ministria e Mjedisit është duke zbatuar projektin për fuqizimin e administratës së parkut te Prepës të mbështetur nga Qeveria Gjermane si dhe po punohet edhe për dhënien e një statusi më të larte mbrojtjeje të zonës rreth liqenit të Ohrit me mbështetjen e Komisionit Europian”- vijoi Mediu.
Objektivi kombëtar sipas Ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu është që 17 % e territorit tokësor dhe 10 % e mjedisit detar dhe bregdetar te vendit të shpallen zona të mbrojtura.