Shqipëria mbahet peng nga liderët e saj
A kishit për t`i dhënë ju një fëmije një armë të mbushur e të luante me të si një lodër? Kjo është një pyetje budallai sepse vetëm një njeri i çmendur do ia lejonte fëmijës që të luante më një armë. Por duke u nisur nga natyra fëminore dhe egoiste e klasës politike shqiptare dhe duke u nisur nga fakti që Parlamenti ka të drejtën eksluzive që të zgjedhi presidentin pa asnjë ndërhyrje nga populli, është tërësisht aq e pamatur sa ti japësh një revolver të mbushur njëe fëmije.
Është papjekuria e politikanëve shqiptarë që kanë përdorur me shumë efektivitet këtë armë politike për të mbajtur peng pjesën tjetër të vendit. Për më tepër dhe një fyerje tjetër për shqiptarët të cilët janë përzierë në këtë proces, është partia në fuqi që nuk e ka autoritetin moral për të marrë vendime në sajë të faktit se mazhoranca e saj ka qenë ndërtuar me donate të dyshimta.
Për momentin gjërat qëndrojnë në këtë mënyrë. Zgjedhja e presidentit është transformuar në një proces politik ku secila anë operon në mënyurë të tilëë që përpiqet për të zgjedhur një person i cili do tu mundësojë benefitet maksimale për secilën palë respektive.
Për sa i përket çështjes së Bamir Topit(kandidati për president i mazhorancës aktuale), kam dëgjuar gjëra relativisht pozitive rreth tij. Ndërsa ana negative e cila përbën dhe pikën kryesore të kritikave drejtur tij është ajo që ai ka frikë ti qëndrojë përballë e ta kundërshtoj Sali Berishën. Kjo përbën një të metë kryesore sepse personi që pranon zyrën presidenciale, së bashkë me karakterin dhe zgjuarsinë që ka, duhet të jetë i aftë të drejtojë dhe operojë sipër grindjeve politike dhe të marrë vendime të cilat janë në interesin më të mirë të vendit, jo për të mirën e atyre që posedojnë patronazhin politik. Veçanërisht nëse ai person posedon patronazhimin më të madh është koka megalomanjake e kleptokracisë më të re i cili e ka demonstruar vazhdimisht se nuk ka për të hezituar që të manipulojë shqiptarët për tiu përshtatur qëllimeve të veta.
Ndërsa te opozita, lajmi i mirë duket se është që Partia Socialiste ka nxjerrë jashtë gare Fatos Nanon. Nëse do ishte zgjedhur president ai do kishte qenë një siklet i madh për mbarë shqiptarët dhe Shqipëria do ishte kthyer në një fuçi qesharake më të madhe se sa ndodhet aktualisht.
Për sa i përket Neritan Cekës(kryetari i Partisë Aleanca Demokratike) si kandidati më i fundit i paraqitur tashme nga opozita do dëshiroja që ti drejtoja disa pyetje: Në ndjekje të takimit tonë vitin e shkuar për të diskutuar në lidhje me problemet në sektorin e telekomit, cilat ishin rezultatett e investigimeve tuaja që ju udhëhoqët? Një sërë rekomandimesh specifike tu dhanë nga ekspertët e telekomit dhe prej meje që mund ti përdornit për të udhëhequr drejt një investigimi transparent, a jeni munduat ju që të vini në jetë këto rekomandime? Dhe nëse zgjidheni si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, keni për ta përdorur zyrën tuaj që të pastroni këtë rrëmujë në telekom? Për më tepër, keni për ta mbështetur ju një fushatë pastrimi të shtëpisë së qeverisë Shqiptare nga fillimi në fund duke përfshirë hetimet e zyrtarëve të lartë- fut këtu anëtarë të dy qeverive Nano-Berisha - të cilët kanë qenë përfshirë në afera korruptive?
Është një tragjedi ku ambienti politik në Shqipëri e bën shumë të vështirë zgjedhjen e një kandidati bazuar mbi eksperincë dhe përvojë për shkak të listës së kandidatëve potencialë që dolën së fundi dukeë përfshirë dhe njerëz që kanë kualifikime të mira dhe që e kanë pasurr forcën për të qëndruar objektivë në marrjen e vendimeve që i kërkohet një presidenti.Gjendej një person i lënë mënjanë nga lista i cili kishte përvojën ndërkombëtare dhe aftësinë për të mbetur i pavarur, por si duket ishte mundësia që ai të fitonte pak e të humbistë shumë nëse do kërkonte këtë poizicion. Aftësia për të drejtuar objektivisht dhe në mënyrë të pavarur është thelbësore për presidentin, por siç duket është pikërisht kjo ajo që pengon politikanët shqiptarë që të zgjedhin personin më të mirë. Për Berishën kualifikimi primar dhe më i rëndësishëm për të zgjedhur një person matet me sa do i nënshtrohet ai person Berishës. Fatkeqësisht dhe politikanët e tjerë shqiptarë nuk janë më shumëë progresist në kët pikë. Duke lënë mënjanë se kush do bëhet Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, shqiptarët duhet që ti kursejnë performanca të tilla që janë kthyer në një teatër absurd. Si përfundim, duhet filluar një debatë me këmbëngulje rreth ndryshimit të kushtetutës për të lejuar që në zgjedhjet e ardhshme presidenti të zgjidhet nga populli. Nëse do arrihet kjo, ndoshta herës tjetër shqipatët do arrijnë ti shmangen mbejtjes peng përsëri të një situate të tillë.
Autori është themelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan
Përgatiti: Roland Çinari