Shqipëria, më e padisiplinuara

Futbollistët e Shqipërisë janë ndëshkuar me kartonë të kuq katër herë, ndërsa me të verdhë 25 herë. Kjo i bën ata më të padisiplinuarit të kualifikimeve. Armend Dallku, Erjon Bogdani, Ansi Agolli dhe Andi Lila ishin lojtarët e skuqur, ndërsa të zverdhur pati plot.
Ndërsa, ekipi më agresiv i eliminatoreve të kontinentit të vjetër ishte Letonia, lojtarët e së cilës shkaktuan 16,7 faulle për ndeshje. Ndër statistikat tjera, veçohet Holanda, si ekipi më i efektshëm, duke realizuar 37 gola, kurse San Marino pranoi më së shumti, 53 sosh.
Spanja pati më së shumti gjuajtje në portë, kurse Kroacia mban rekordin e goditjeve nga këndi. Sulmuesi i Holandës, Klaas-Jan Huntelaar, shënoi më së shumti gola, 12, ndërsa gjermani Mesut Ozil ishte mbret i asistimeve.