Henry bleu Liverpoolin pa e njohur klubin

Të shtunën do të bëhen 12 muaj nga dita e konfirmimit se kompania amerikane mori kontrollin e plotë të Liverpoolit. Prej asaj kohe, Henry ka emëruar Kenny Dalglishin menaxher dhe ka shpenzuar para të konsiderueshme në futbollistë të rinj si Luis Suarez dhe Andy Carroll.
Gjatë një interviste me The Guardian, kreu i FSG-së ka shpjeguar se ata ishin joshur nga blerja e Liverpoolit pas konsiderimit të potencialit financiar të përkrahjes globale të klubit.
Por, i pyetur se çka dinte për Liverpoolin dhe futbollin anglez para se të mësonte për vështirësitë financiare të klubit në gusht të vitit të kaluar, 62 vjeçari tha: “Shumë pak. Ne nuk kemi ditur pothuajse asgjë për Liverpoolin ose Premierligën”.
Tom Werder nga FSG, që tani është kryetar i Liverpoolit, po ashtu pranoi se kishte njohuri të kufizuara për Reds. “Kam qenë i përfshirë në sporte dhe isha i vetëdijshëm për Premierligën dhe fuqinë e saj ndërkombëtare. Por, nuk dija si funksionojë gjërat brenda saj. Sigurisht se kisha dëgjuar për Manchester Unitedin”, tha ai.