“Shqipëria meriton marrjen e statusit të vendit kandidat”
Zëvendësministrja e Integrimit, Grida Duma bën të ditur se ka pasur përparime në përmbushjen në masën kritike te 12 prioriteteve.
Zëvendësministrja e Integrimit, Grida Duma deklaroi dje se plotësimi i kriterit teknik dhe standardi i përdorur nga vendet e tjera të rajonit, janë bazat mbi të cilat do të kërkohet një përgjigje pozitive për kërkesën e Shqipërisë. Sipas saj, Shqipëria ka përparuar në përmbushjen në masën kritike te 12 prioriteteve.
“Pa diskutim kemi pasur përpjekje maksimale për të plotësuar këtë axhendë prej 12 rekomandimesh. Komisioni Europian e ka parë angazhimin e forcës qeverisë për të përmbushur këtë axhendë. Edhe për imunitetet po kërkohet të zgjidhte në një mënyrë alternative siç mund të jetë pyetja e të gjithë qytetarëve”, deklaroi Guma.
Sipas saj, Shqipëria e ka ngritur të gjitha kapacitet në sektorë të ndryshëm për të përballuar sfidën e integrimit dhe se e meriton që në tetor t’i jepet statusit dhe të çelen negociata për zbatueshmërinë në jetën e përditshme.
“Përveç prioriteteve në ndjekje të standardeve kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, ku ministritë kanë kapacitetet e mjaftueshme që janë provuar dhe nga Bashkimi Europian, janë ngritur të gjitha kapacitet në të gjitha ministritë e linjës për të përballuar sfidën e marrjes së statusit të vendit kandidat. Është kjo një pikë interesante për t’u bërë e qartë. Nuk është e rëndësishme të merret statusi si një dokument formal siç ndodh së fundmi me Serbinë apo Maqedoninë që ka 11 vjet që e ka marrë statusin e vendit kandidat në BE, por është e rëndësishme që institucionet tona të kenë kapacitete për të hyrë në negociata me BE dhe Komisionin Europian në të gjithë sektorët që përfaqësojnë vendin. Të hapin negociatat për prodhimin vendas, për tregun e brendshëm, i cili të përballohet me konkurrencën europiane në cdo element të jetës sonë socio-ekonomike. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut, por dhe me tregun shqiptar për produktin tonë sepse kjo është realisht marrja e statusit. Nuk është marrja e statusit një dokument që për shembull e zotëron Serbia, por marrja e statusit në kuptim e mirëfilltë praktik është të japë rezultat në jetët tona të përditshme. Ne kemi përgatitur për të gjitha kapitujt e integrimit: tregu, drejtat e njeriut, drejtësia, etj, një staf institucional që do të përballojnë këtë sfidë. në këtë kuptim Shqipëria e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat”, theksoi Guma.
Ndërsa në kuptimin e kriterit politik, numri dy i Ministrisë së Integrimit, u shpreh se Komisioni Europian ka informacion të bollshëm për vullnetin e palëve politike në proces. “Forca qeverisëse e ka vullnetin për t’iu përgjigjur çështje, sidomos çështjes së imuniteteve, është një adresim i të gjitha çështjeve me misionet ndërkombëtare. Misioni i Brukselit me ‘Paca’ dhe ‘Euralius’ kanë draftuar të gjithë sistemin e heqjes së imuniteteve dhe ne nuk kemi shtuar gjë te kjo. Ne si maxhorancë dhe forca qeverisëse i jemi përgjigjur në mënyrë absolute të gjitha kërkesave që BE-ja kërkon të implementohen”, nënvizoi Duma.
E pyetur nga mediat nëse do të do të fajësohet pozita ose opozita për mos marrjes e statusit, zëvendësministrja e Integrimit, Duma u shpreh se opozita nuk ka arsye përpos ngërçit për t’i mos votuar.
“Mendoj që fajësimi më i mirë për opozitën do të jetë vota e qytetarëve. Logjika me normale e gjithë shqiptarëve është se kur shikohet opozita prej një viti në parlament dhe me fjalimet e deputetëve të saj, Xhafa, Brace, Bushati, Hysi, të gjithë këta eksponentë të rëndësishme të opozitës, kupton se nuk kanë thënë gjë përveçse ndryshime kushtetuese për sa i përket çështjes së heqjes së imunitetit. Është totalisht e paarsyeshme që deputetët e opozitës të jenë deklaruar për ndryshime kushtetuese për kufizimin e imunitetit dhe ana tjetër jemi duke realizuar draftin e propozuar në thelb nga ndërkombëtarët ‘Paca’ dhe ‘Euralius’ dhe kanë ndjekur të gjitha etapave procedural për ta votuar ligjin për kufizimin e imuniteteve. Jemi në një absurd që nuk votohet kur janë miratuar me një draft të opozitës kryesisht, ku nuk kemi një arsye të vërtetë, përpos një arsye ngërçi sepse opozita nuk voton heqjen e imuniteteve. Të gjitha veprimet e opozitës janë në kundërshtime me parimet e saj”, përfundoi zëvendësministraj e Integrimit Grida Duma.