E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria merr drejtimin e MARRI-t

BUDVA- Shqipëria mori presidencën dhe do të kryesojë për vitin në vazhdim Inisiativën Rajonale për Migrimin, Azilin dhe Refugjatët, MARRI.
Gjatë forumit rajonal të MARRI-t që u zhvilluar në Budva. Ministri i Brendshmëm Z. Lulzim Basha vlerësoi arritjet e shënuara nga të gjitha vendet e rajonit gjatë presidencës së mëparshme malazeze.

Sipas Bashës objektivi kryesor i presidencës shqiptare që fillon sot dhe mbaron pas një viti do të jetë avancimi në rrugën e asaj që quhet Schengen ballkanik, pra lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit tonë vetëm duke disponuar një dokument identifikimi në të gjitha vendet e rajonit.

Në forumin rajonal të zhvilluar në Budva, ministrat e brendshëm nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, në të cilin shprehet gatishmëria për ofrimin e shërbimit konsullor në postet konsullore të secilit prej vendeve të rajonit, qytetarëve të vendeve të tjera në mungesë të posteve konsullore apo diplomatike në vendet përkatëse.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›