Banda e Durrësit, dëshmi për vrasjen e Dritan Sallakut
TIRANë- Në procesin gjyqësor ndaj Bandës së Durrësit kanë dëshmuar sot dy persona të cilët mbetën të plagosur në atentatin që iu bë Dritan Sallakut. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 përballë shkollës 17 Nëntori në Durrës.
Dy dëshmitarët Agim Agaj dhe Ilir Nelaj kanë sjellë dhe një herë në sallën e gjyqit të gjithë ngjarjen, ndërsa kanë rrëfyer se ndodheshin në një lokal së bashku me viktimën Dritan Sallaku dhe një person të 4-t, kur kanë dalë për te automjeti i tyre janë qëllaur me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Si pasojë mbeti i vdekur Dritan Sallaku, ndërsa u plagosën Agim Agaj dhe Ilir Nelaj.
Dy dëshmitarët kanë bërë të ditur se nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e kësaj ngjarje, ndërsa nuk kishin njohje me Lul Berishën i njohur si kapobanda i Durrësit. Ndërkaq prokuroria pretendon se kjo ngjarje ka si autor anëtarët e Bandës së Durrësit.
(m.a/News24/BalkanWeb)