E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria merr presidencën e MARRI-t

Shqipëria mori presidencën dhe do të kryesojë për vitin në vazhdim Inisiativën Rajonale për Migrimin, Azilin dhe Refugjatët, MARRI. Ne takimin e zhvilluar ne Malin e Zi, ministri i Brendshem, Lulezim Basha, shprehu angazhimin per suksesin e Presidences shqiptare.

"Kjo inisiativë ka provuar të jetë jashtëzakonisht e suksesshme në bashkërendimin dhe harmonizimin e politikave të azilit, migracionit dhe trajtimit të refugjatëve në vendet e rajonit tonë. Si e tillë ka shërbyer për të avancuar vendet tona në rrugën e përmbushjes së kritereve për arritjen e liberalizimit të vizave. Objektivi kryesor i presidencës shqiptare që fillon sot dhe mbaron pas një viti do të jetë avancimi në rrugën e asaj që quhet Schengen ballkanik, pra lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit tonë vetëm duke disponuar një dokument identifikimi në të gjitha vendet e rajonit"", tha Lulëzim Basha, ministër i Brendshëm.

Në forumin rajonal të zhvilluar në Budva, ministrat e Brendshëm nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, në të cilin shprehet gatishmëria për ofrimin e shërbimit konsullor në postet konsullore të secilit prej vendeve të rajonit, qytetarëve të vendeve të tjera në mungesë të posteve konsullore apo diplomatike në vendet përkatëse.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›