E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehabilitimi i fëmijëve që nuk dëgjojnë

Rehabilitimi i fëmijëve që s'dëgjojnë, integrimi i tyre në sistemin arsimor, si dhe përkrahja e tyre sociale do të jenë prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe asaj të Arsimit në muajt në vazhdim. Gjatë një konference mbi paaftësinë në dëgjim tek fëmijët, e organizuar nga ambasada italiane në kuadër të evenimenteve "Dy popuj, një det, një miqësi". Ministri Vasili përcolli apelin se duhet të ketë më shumë profesionistë që merren me këtë kontigjent fëmijësh, ndërkohë që duhet të jetë më i shpeshtë diagnostikimi i hershëm i tyre.

"është vendi për të dhënë përfundimisht mesazhe të qarta dhe jo me ekuivoke, që rikthimi për ndjekje dhe pranimi i handikapit janë investim për ta luftuar dhe për të fituar mbi handikapin. E kundërta është dështim dhe jetë e vështirë e ardhme e fëmijëve të tyre", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.

Ambasadori italian në vendin tonë, Saba D'Elia, u shpreh se qeveria italiane do të mbështesë me projekte këtë kategori fëmijësh, projekte që do të ofrojnë ndihmë sociale. Kështu në institutin për fëmijët që nuk dëgjojnë në Tiranë, janë pajisur falas me proteza dëgjimore 128 fëmijë, e ofruar kjo nga mjekë italianë.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›