Italia mbështet ligjin antimafia, Motta: Kështu goditen mafiozët
"T'u marrësh pasurinë mafiozëve është më e rëndë se tu heqësh lirinë", është mesazhi që Prokurori i Antimafias italiane në provincën e Leces, Cataldo Motta, ka përcjellë në Tiranë, ndërsa komentoi ligjin antimafia që tashmë ka hyrë në fuqi në Shqipëri.
"Unë mendoj se aspekti shumë i rëndësishëm i këtij ligji është ai i kontrastit kundër pasurisë së mafiozëve, sepse kufiri i ri i kontrastit të këtyre formave të reja të kriminalitetit është privimi i organizatave kriminale nga burimet e tyre pasurore. është më e rëndësishme edhe se liria personale", tha Cataldo Motta, prokuror i Antimafias në provincën e Leces.
Lufta kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar dominoi bisedën në takimet që prokurori i Leces zhvilloi me Ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha dhe drejtorin e policisë së shtetit, Hysni Burgaj.
"Bashkëpunimi me Italinë në tërësi dhe regjionin e Pulias në vecanti, ka njohur nga viti në vit intensifikim dhe suksese të përbashkëta. Vetëm në muajt e parë të këtij viti ne kemi ndërmarrë së bashku me palën italiane një numër të madh operacionesh të suksesshme kundër tentativave për trafik, duke treguar se Otranto tashmë është bërë një nga pikat më të vështira të krimit të organizuar transkufitare", tha ministri Basha,
"Ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer, i policisë shqiptare, policisë italiane, Guardia di Finanza, Interforcës. Kjo është treguar në rezultate konkrete", u shpreh Hysni Burgaj, drejtor i policisë së shtetit.
Vizita e prokurorit Motta në Tiranë vjen pak ditë pas operacionit të përbashkët policor shqiptaro-italian, që coi në sekuestrimin e një sasie prej më shumë se 1 ton, saktësisht 1215 kg marijuanë në brigjet italiane. Ai u takua në mesditë dhe me prokuroren e Përgjithshme Ina Rama.
Denada Shkodrani < I mëparshmi