Çelet panairi i biznesit gjerman- austriak- zviceran
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në celjen e panairit të biznesit gjerman- austriak-zviceran. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ambasadorët austriak, gjerman, përfaqësues dhe drejtues të bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, biznesmenë shqiptarë dhe të huaj. Ne fjalen e tij kreu i qeverise foli per arritje dhe suksese te ekonomise shqiptare ne kete fillim viti.
"Ekonomia shqiptare ia doli ti rezistoje me mire se ekonomite e tjera krizes ekonomike dhe financiare boterore. Ajo mbylli vitin e kaluar me nje rritje ekonomike rreth 4 per qind. Ajo ka nje fillim shume premtues tre muajt e pare te ketij viti. Eksportet Made in Albania jane dyfishuar ne vlere, eksportet me materiale importimi jane rritur me 27 per qind", tha kryeministri Sali Berisha.
Duke vlerësuar vendin e rëndësishëm që zënë investimet e huaja në tërësi, në ekonominë shqiptare, Kryeministri veçoi kompanitë dhe investimet nga Gjermania, Austria dhe Zvicra për suksesin dhe performancën e tyre.
Dorian Kodra