Shkreli reagon ndaj Berishës: Parking prapa Pallatit të Kulturës
Artan Shkreli, një nga arkitektët dhe përkrahësit e planit belg, që po zbatohet në sheshin "Skëndërbej", përforcon qëndrimin se mbrapa pallatit të kulturës në Tiranë, do të ndërtohet një parking publik.
"Ajo që kisha theksuar unë për hapësirën për parkingje prapa pallatit të kulturës nuk ka të bëjë me objektet private që ndodhen aty, por ka të bëjë me atë hapësirë shumë të madhe që do rezervohet për parkim të hapur për publikun, i cili do të jetë shumëkatësh. Problemi është që natyra e aktiviteteve që do zhvillohen prapa Pallatit të Kulturës përvec të tjerave parashikon po themi dhe salla kongresesh, të cilët janë shumë periodik në përdorimin e tyre", thotë Artan Shkreli, arkitekt.
Por a është deformuar plani i arkitektëve belgë në këtë rast, ashtu sic konfirmoi dy ditë më parë në "Studio e Hapur" në Alsat kryeministri Berisha, sipas të cilit, belgët nuk ishin në dijeni për një parking, pas pallatit të kulturës, pasi ata kishin planifikuar të ndërtonin aty një pallat kongresesh.
"Unë ndiqja një natë avokatin kryesor, zëdhënësin kryesor të Edi Ramës për sheshin dhe u deklaroi në mënyrë të përsëritur, tre ose katër herë se ndërtesa prapa pallatit të kultures është garazh. Kur unë i pyeta, zotërinj nga njëra anë thoni s'do ketë makina, nga një anë keni ndërtuar garazh. C'garazh kemi ndërtuar ne thanë. Po garazh i thashë, është pas pallatit të kulturës. Jo zotëri, është pallat kongresesh ai, nuk është garazh", është shprehur Berisha dy ditë më parë në "Studio e Hapur".
Ndërkohë Shkreli thotë se belgët nuk kanë lidhje me ndërtimin e parkingut pas pallatit të kulturës. "Plani belg nuk ka lidhje me pjesën prapa pallatit të kulturës. Ngelet i hapur diskutimi dhe thashë dhe njëherë do të dëshiroja që ky interesim i medias të ishte i vazhdueshëm edhe kur të bëhet konkursi ndërkombëtar për hapësirën prapa pallatit të kulturës ku natyrisht do të detajohen jo vetëm objektet që ndërtohen po dhe katet dhe numri i parkingjeve", thotë Artan Shkreli.
Ndërsa debatet thellohen, punimet në shesh vazhdojnë pa një vendimmarrje përfundimtare, mbi fatin e ndërtesave që kontestohen dhe projektit që sipas qeverisë nuk ka firmën e KRRTRSH-së.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi