Itali, arrestohet shqiptari, pjesëtar i një bande droge

Policia italiane, foto arkiv
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili merrej me trafikim të lëndëve narkotike.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 27-vjeçari shqiptar, Vilson Selimi.
Selimi jetonte prej kohësh në qytetin e Lucca-s, rajoni i Toscana-s, dhe kishte tërhequr vëmendjen e policisë pas disa njoftimeve, sipas të cilave ishte në krye të një organizate që merrej me trafikun e substancave narkotike në këtë rajon.
Para disa vitesh Selimi ka qenë në burg në Shqipëri, dhe ishte lënë i lirë në korrik të vitit 2011. Pasi u la i lirë, 27-vjeçari kishte filluar të merrej përsëri me trafik të drogës. Policia italiane ka arritur të zbulojë se ai ishte bërë pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare që importonte kokainë në sasi të mëdha. /E.L/