E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Gjermani, diskuton për integrimin e vendit

Kryetari i PS-së, Edi Rama qendroi një ditë më parë në Gjermani, ku pati takime me përfaqësues të lartë të politikës gjermane.Në takimin me Presidentin e Parlamentit, zotin Norbert Lammert, biseda u përqendrua në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kryetari Rama e njohu zotin Lammert me përpjekjen e opozitës shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të përmbushur të gjitha kërkesat e Komisionit Europian.
 

Po ashtu, në përgjigje të interesit të Presidentit të Bundestagut gjerman, kreu i opozitës e njohu zotin Lammert edhe me zhvillimet e fundit që lidhen me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Shqipëri në një mënyrë konsensuale, si edhe me ecurinë e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare.
 

Kryesocialisti u takua edhe me Kryetarin e Partisë Social Demokrate gjermane, zotin Sigmar Gabriel, ku diskutuan kryesisht për bashkëpunimin mes dy partive, si dhe për disa çështje specifike të programit qeverisës, sic janë taksimi i ndershëm dhe masat antikrizë.
Kreu i opzitës e shtyu vizitën e tij në Gjermani për shkak të tragjedisë së ndodhur në Himarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›