E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juristja amerikane: Farsë me fermerët Shkrelit

Ketlin Hilton

Fermerë të Shkrelit në gjykatë

Më vjen këtë për këtë gjyq dhe për situatën e gjyqësorit në Shqipëri. Kështu është shprehur juristja amerikane, Ketlin Hilton, e pranishme në gjykatën e Shkodrës për të ndjekur procesin gjyqësor ndaj fermerëve të Shkrelit. Seanca e radhës ka dështuar dhe shkak këtë herë ka qenë mungesa e disa prej të akuzuarve. Pas seancës, juristja amerikane shprehet se është nga Nju Jorku dhe e ka ndjekur procesin e kërpit industrial që në vitin 2001, të cilin ajo e quan Kërpi 1.

Në vitin 2004, ndryshoi ligji, në mënyrë të paqartë dhe të pashpjegueshme .Unë e kam studiuar këtë rast dhe dalloj se diçka nuk shkon, shprehet Hilton.

Fermerët e Shkrelit janë të përfshirë prej shumë vitesh në një proces gjyqësor lidhur me sekuestrimin e 1 ton bime në dhjetor të vitit 2005, e cila u tha se ishte kanabis sativa ndërsa fermerët pretendonin se ishte kërp industrial i mbjellë sipas një kontrate me një fondacion anglez. Në mars të këtij viti, 52 fermerë u dënuan me 5 deri në 7 vjet burg në mungesë për kultivim të bimëve narkotike ndërsa procesi në ngarkim të fermerëve të tjerë vazhdon. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›