E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane-Durres perplaset per vdekje efektivi i policise

Nje oficer policie humbi jeten ndersa drejtonte nje pike kontrolli prej tete policesh ne autostraden Durres-Tirane.

Nje automjet me targa te huaja nuk i ka ndaluar policise nderkohe qe e ka qelluar oficerin Pajtim Alsafa 29 vjec me BMEuml ne e tij qe udhetonte me nje shpejtesi qe rezulton te ishte te pakten 100 km ne ore.

Oficeri humbi jeten ndersa iu drejtua Spitalit Ushtarak te Tiranes.

Policia sqaroi ne lidhje me ngjarjen se policet ishin te vendosur ne nje ambient te ndricuar prane nje pike karburanti ne vendin e quajtur Qafe Kashar. Pergjegjesi i pikes se kontrollit qe gjeti dhe vdekjen kishte marre masa per vendosjen e gjithe sinjalistikes se nevojshme.

Rreth ores 1930 nje mjet ka ardhur me shpejtesi dhe pasi ka marre perpara sinjalistiken e vendosur koniket dhe tabelen ndal policia ka goditur punonjesin e policise N/Komisar Pajtim Alstafa vjec 29 me detyre oficer ne Njesine per Kontrollin e Autostradave i cili ishte dhe pergjegjes i kesaj pike kontrolli. Menjehere kane nderhyre sherbimet e policise prezent ne vendngjarje duke bere te mundur bllokimin e mjetit dhe kapjen e shoqerimin ne ambientet e policise te autorit te kesaj ngjarje shtetasin Agim Ramazan Hajdini vjec 33 banues ne Burrel i cili drejtonte automjetin tip BMEuml me targa Italiane BY 470 MZ njoftoi ne nje konference per mediat zedhenesja e policise Klejda Plangarica.

Policia tha se se bashku me autorin e kesaj ngjarje ne ambientet e policise eshte shoqeruar dhe pasagjeri qe po udhetonte me kete mjet shtetasi Erind Katuci vjec 21 banues ne Gurre e Vogel Mat.

Agim Hajdini autori i ngjarjes se rende do te akuzohet per vrasjen e punonjesit te policise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›