Perjashtohet nga shkolla nje tjeter vajze qe mbante ferexhe

Burrel, 3 prill, 11:52, NOA – Një tjetër vajzë që mbante ferexhe është përjashtuar nga shkolla 9-vjeçare e qytetit të Burrelit “31 korriku”.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, vajza e dytë e përjashtuar, pas asaj të para pak ditëve për të njëjtin shkak, quhet A.Neziri dhe ka pësuar urdhrin e drejtorisë Arsimore të këtij qyteti për të mos frekuentuar më shkollën derisa mban ferexhe.
Argumentimi që japin zyrtarët e drejtorisë arsimore për një vendim të tillë drastik është ai i laicitetit të shkollës shqipe, i cili nuk lejon mbajtjen e elementëve të tillë, si ferexheja, në veshjen e një nxënëseje.
n.e/NOA