E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në NATO, Bullgaria ok ratifikimit

TIRANË - Parlamenti bullgar ka miratuar dje protokollin e ratifikimit të Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Në ditën e parë të vizitës së saj zyrtare në Bullgari, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Pirinski, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori pjesë pikërisht në seancën plenare të votimit të këtij protokolli. Në hapje të seancës, Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, deklaroi se ishte i kënaqur që, Kuvendi i Bullgarisë, përshpejtoi procedurat eratifikimit të Protokollit të Anëtarësisë në NATO të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kroacisë. "Është shumë i rëndësishëm fakti që, këto dy vende, do të bëhen anëtare më të drejta të plota në NATO, jo vetëm për këto shtete, por dhe për paqen, stabilitetin në rajon”, - tha ai. Në seancë përshëndetën dhe ministri i jashtëm i Bullgarisë, Ivajlo Kalfin-i, njëherësh dhe zëvendëskryeministri i Bullgarisë. Ai tha se me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, krijohen korniza të reja strategjike. Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbajti një fjalim të shkurtër para deputetëve të Parlamentit të Bullgarisë, ku kryesisht u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›