E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në NATO; Topalli, vizitë në Londër

TIRANË- Në ditën e parë të vizitës së saj në Londër, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte e pranishme në një ndër ceremonitë e veçanta të jetës parlamentare të këtij vendi, ku u zhvillua edhe seanca e jashtëzakonshme e fjalimit të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë, ritual që daton që në shekullin e XXVI. Më pas, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në debatin mbi fjalimin e Mbretëreshës, të zhvilluar në Parlamentin britanik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Dhomës së Komunëve dhe Dhomës së Lordëve. Gjithashtu, gjatë vizitës së saj në Londër, Kryetarja e Kuvendit u prit edhe nga nënkryetarja, Silvia Hill dhe gjithashtu pritet që të takohet edhe me Kryetarin e Dhomës së Komunëve, Michael Martin. Topalli pritet të zhvillojë një seancë dëgjimore në Komisionin e politikave të jashtme, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të grupit parlamentar të miqësisë, Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri. Tema që do të trajtohen gjatë bisedimeve, do të jenë ratifikimi i protokollit të NATO-s, hapat dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në rrugën e integrimit Euro-Atlantik, por edhe çështja e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›