E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vetëvritet me një plumb në kokë agjenti i antidrogës

Tiranë-Agjent i antidrogës në Drejtorine e Policisë së Tiranës, Florenc Muço  i ka dhënë fund jetës mbrëmë me armën e shërbimit. Muco ishte i njohur për mjaft shërbime operative në operacionet e luftës kundër drogës në kryeqytet është vetëvrarë me një plumb në kokë.

Burimet tregojnë se i riu ka lënë një letër lamtumire nëpërmjet së cilës rrëfen shkaqet që e kanë shtyrë të shkrepë armën për tu vetevrare. Florenc Muco jetonte vetem në një pallat në lagjen “Ali Demi”, Tirane. Në vendngjarje, ndryshe nga rastet e zakonshme të vetëvrasjeve kanë mbërritur forca të shumta policie, te rendit dhe krimeve, por edhe agjente te antidroges të cilët e njihnin nga afër viktimën.

Policia deklaroi se behet fjale per nje vetevrasje, megjithese deri vone ne vendngjarje eshte hetuar si dhe ka patur kontroll të imtesishëm të banesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›